TIRANË– Eraldo Harlicaj, gazetari i Top Channel i cili dy ditë më parë publikoi videon me pamjet nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, ka folur mbrëmjen e së mërkurës në emisionin Top Story.
Harlicaj duke folur mbi ngjarjen e rëndë të 18 Nëntorit, tha se në momentin që e siguroi atë video, ishte mes dy vendimeve, njëra ana profesionalizmit, dhe ana tjetër zbardhja e ngjarjes.
Ai tha se mori përsipër përgjegjësinë për publikimin e videos, me synim që të zbardhjet e vërteta e kësaj ngjarjeje, pasi në pamje shfaqeshin të gjithë personat që ishin prezentë në atë çast, në mënyrë që çështja të mos lihej në harresë dhe të bëhet drejtësi.
“Zgjodha ta publikoj atë video që të mos lihej në harresë kjo ngjarje dhe që të behët drejtësi.”-deklaroi gazetari./Radar.al
A po dështon “shkesa” e Tares? Zbulohet shuma e kripur e De Biazit si trajner i Flamurtarit!
Aeroplani me mbi 100 persona në bord rrëzohet në Indi (PAMJET)


