Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën pranë “Farmacisë 10”.
Sipas informacioneve paraprake, një person i identifikuar si Ilirjan Dosti ka mbetur i plagosur gjatë ngjarjes. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr trajtim mjekësor, pasi dyshohet se është qëlluar në zonën e barkut.
Forcat e Policisë së Shtetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin e autorit apo autorëve të dyshuar.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të dinamikës së saj.


