Policia e Shtetit ka shoqëruar katër persona gjatë protestës së opozitës në Tiranë, pasi sipas burimeve atyre u është gjetur një çantë me mjete të dyshuara si molotov.
Protesta, e nisur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, është zhvendosur më pas pranë zonës së Parlamentit, ku janë raportuar përplasje dhe tensione mes pjesëmarrësve dhe forcave të rendit.
Sipas raportimeve, një efektiv i policisë është dërguar në Spitali i Traumës, pasi ka pësuar një çarje në kokë gjatë përplasjes.
Autoritetet po vijojnë verifikimet për identifikimin e plotë të personave të përfshirë dhe rrethanat e incidentit.


