Kryeministria e Shqipërisë është përfshirë nga tensione gjatë protestës së opozitës, ku është raportuar përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve.
Si pasojë, ish-kandidati për deputet Aulon Kalaja është ndjerë keq dhe është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës për ndihmë mjekësore.

Sipas raportimeve, ai është parë i shtrirë në tokë në gjendje të rënduar, ndërsa qytetarë të pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e shërbimeve emergjente.
Po ashtu, janë raportuar shqetësime shëndetësore edhe për deputetët Flamur Noka dhe Luan Boçi, pas ekspozimit ndaj gazit lotsjellës gjatë protestës.


