Në protestën kombëtare të opozitës në Tiranë kanë qenë të pranishëm edhe fëmijët e kreut të PD Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi, të cilët janë parë mes protestuesve.
Gjatë një prononcimi për mediat, Argita Malltezi u shpreh se e sheh protestën si të qëndrueshme dhe shpresëdhënëse.
Ajo komentoi gjithashtu tensionet gjatë tubimit, duke pretenduar se ndaj protestuesve është përdorur gaz në mënyrë të pajustifikuar.
Sipas saj, pjesëmarrja qytetare në protesta tregon qëndrueshmëri dhe mbështetje për kauzat e opozitës.


