INDI– Një incident në ajë ka ndodhur në Indi, ku sipas mediave të huaja një aeroplan i ‘Air India’ është rrëzuar në aeroportin e qytetit Ahmedabad të Indisë perëndimore, pa raportime të menjëhershme për viktima.
Bëhet me dije se aeroplani ishte nisur për në Birmingham, ndërsa aksidenti ndodhi gjatë ngritjes, sipas kanaleve televizive lokale. Imazhet treguan mbeturina të djegura dhe tym të zi të dendur që ngrihej në qiell pranë aeroportit.
Raportohet se në bord të avionit ndodheshin më shumë se 100 persona. Imazhet treguan gjithashtu njerëz që transportoheshin me barela dhe merreshin me ambulanca./Radar.al
U dh*nua në sherrin në ‘Ali Dem’/ Arrestohet i riu, shpallet në kërkim 28-vjeçari
“Ka shumë të vdekur”/ Avioni u rrëzua në një konvikt mjekësh, mes pasagjerëve edhe 11 fëmijë
“Mbi 130 viktima”/ Kryeministri i Indisë reagon pas rrëzimit të avionit: Dhimbje e papërshkrueshme
Tra*edia ajrore në Indi/ Shefi i policisë: Asnjë i mbijetuar nga 244 personat në bord


