Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    A po dështon “shkesa” e Tares? Zbulohet shuma e kripur e De Biazit si trajner i Flamurtarit!

    June 12, 2025

    TIRANË– Xhani de Biazi me “stekë të lartë”, kërkoi 500 mijë euro të marrë drejtimin e Flamurtarit. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht prapaskenat me italianin. Nuk është as çudi dhe as trillim, por më se e vërtetë.

    Sinan Idrizi, përmes drejtorit të Milanit, Igli Tare, i bëri ofertë konkrete ish-trajnerit të Kombëtares, por italiani duket se ka kërkuar një shifër të çmendur. Plot 500 mijë euro në sezon. Nga një përllogaritje e thjeshtë del se sipas kërkesës që De Biazi ka bërë, i bie që paga e tij mujore të ishte mbi 40 mijë euro. Me gjithë kërkesën e lartë, mësohet se Sinan Idrizi nuk i ka thënë “jo” ish-trajnerit të Kombëtares.

    Kreu i klubit vlonjat nuk e ka refuzuar kur ka dëgjuar kërkesën e parë të De Biazit, por direkt ka zhvilluar një takim me këshilltarët e tij për të parashtruar këtë dëshirë dhe alternativë për stolin. Por këshilltarët duket se ia kanë “prishur” qejfin Idrizit, duke e cilësuar si shumë të madhe kërkesën financiare të ish-trajnerit të Kombëtares, me gjithë këmbënguljen e administratorit se ishte i gatshëm të bënte çdo sakrificë për të ndërtuar një skuadër, që nuk e ka parë ndonjëherë Superiorja. Megjithatë, duket se ka ende një dritë në fund të tunelit, pasi, siç mësohet, Igli Tare ka kërkuar pak ditë në dispozicion për të negociuar me De Biazin për ulje çmimi.

    KANDIDATËT E TJERË – Nga shqiptarët, më pranë Flamurtarit duket se është Shpëtim Duro. 65-vjeçari e ka drejtuar Flamurtarin në sezonin 2016-2017 dhe, nëse do të emërohet trajner, rikthehet në Vlorë pas 8 vitesh. Janë zbehur disi edhe pistat e Gentjan Mezanit, Qatip Osmanit dhe Sefat Pajazitit. Larg duken edhe Zoran Zekiç, Kristin Broki dhe Masimo Odo, megjithëse të gjithë janë pjesë e listës së gjatë që po shqyrtohet. Asnjëherë Flamurtari nuk ka pasur kaq shumë kandidatë për stolin. Por, me sa duket, kjo është filozofia e drejtuesve këtë vit, që kërkojnë të bëjnë zgjedhjen e duhur, ndaj po shqyrtojnë alternativa me bollëk./PanoramaSport

    Aeroplani me mbi 100 persona në bord rrëzohet në Indi (PAMJET)

    500 mije euro Flamurtari Xhani De Biazi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.