VLORË– Kanë kaluar 9 ditë nga vrasja e 30-vjeçarit Kristjan Marku (Bardhi) në aksin Fier-Vlorë, ndërkohë ende nuk janë identifikuar dhe arrestuar autorët.
Bazuar në informacionet e deritanishme, ka dyshime se autorët e kësaj vrasje kanë mundur që pas krimit të largohen jashtë vendit dhe hetuesit, kanë kërkuar informacion nga Interpol, për persona të dyshuar si të përfshirë në këtë vrasje./Radar.al


