TIRANË– Tre gardianët e arrestuar pas arratisjes së Daut Lazes, janë liruar nga qelia e burgut të Shënkollit.
Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Mella, kanë dëshmuar para togave të zeza ndërsa janë njohur me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës.
Sipas burimeve në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, ata kanë deklaruar se kanë qenë në detyre, por nuk e kanë konstatuar 49-vjeçarin duke u arratisur nga burgu.
Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Lirim Bulica pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tre punonjësve të burgut dhe vendosi ndaj tyre masat e sigurisë “Arrest në Shtëpi” për Gjin Ndoken punonjës shërbimi në kupole dhe Mark Nikolli punonjës në sektor (grup sigurie), ndërsa (operatore e kamerave) Zhaneta Mella u vendos masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”./Radar.al
ARTIKULL I REKOMANDUAR:


