Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Surprizë e veçantë për Selin Bollatin në 24-vjetor, Gimbo rikthen atmosferën e “Big Brother”

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    Dosja e errët e Violand Braçellarit/ Nga qeset plastike të gjetura në 2015 te ma*akra që tronditi Maliqin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    June 4, 2026

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dolën në një konferencë për shtyp lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i forcës “Shqiponja” humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim.

    Në fjalën e tij, Hita shprehu ngushëllimet për familjen e efektivit të rënë në krye të detyrës, Enea Mekolli, dhe dha detaje mbi rrethanat e operacionit.

    “Një punonjës policie i dalluar dhe shembullor ndërroi jetë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur gjatë kryerjes së detyrës. Jam këtu për të ndarë dhimbjen me familjarët e Enea Mekollit, i cili humbi jetën gjatë këtij operacioni”, deklaroi ai.

    Sipas kreut të Policisë së Shtetit, në orën 07:30 të mëngjesit forcat policore mbërritën në vendin ku strehohej personi i kërkuar. Ai sqaroi se bëhej fjalë për një shtetas të dënuar me 9 vite burg nga Gjykata e Korçës, ndërsa që prej vitit 2011 ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për kultivim të lëndëve narkotike.

    Hita bëri të ditur se gjatë operacionit personi në kërkim ka sulmuar forcat e policisë me armë zjarri, duke detyruar efektivët të kundërpërgjigjen. “Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, punonjësit e policisë shkëmbyen zjarr me të, ndërsa gjatë përplasjes mbeti i plagosur edhe vetë i kërkuari”, tha ai.

    Drejtori i Policisë shtoi se ndaj këtij personi ishin organizuar edhe më herët operacione të tjera për arrestimin e tij, por pa rezultat.

    “Kam urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për të nisur një hetim mbi punën e bërë për kapjen e këtij personi. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, u shpreh Hita.

    Ai përcolli ngushëllimet për familjen e efektivit të vrarë dhe i uroi shërim të shpejtë policit të plagosur.

    “Personat që sulmojnë punonjësit e Policisë së Shtetit do të përballen me ndëshkimin maksimal që parashikon ligji. Gjaku i Enea Mekollit nuk do të harrohet kurrë”, deklaroi ai.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Hita theksoi se nuk kishte dijeni paraprake për zhvillimin e operacionit, pasi ai ishte organizuar dhe drejtuar nga Policia e Korçës.

    “Punonjësit e policisë janë të gjithë të trajnuar dhe në këtë rast janë angazhuar strukturat më të specializuara, si forcat ‘Shqiponja’. Në vlerësimin e drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, këto ishin strukturat e duhura për realizimin e operacionit”, tha ai.

    Sipas tij, në aksion morën pjesë 40 efektivë policie. “Të gjithë ishin të pajisur me jelekë antiplumb, por arma kallashnikov e përdorur nga autori arriti të depërtonte mbrojtjen balistike. Patjetër që duhet bërë më e mira edhe në këtë drejtim”, përfundoi Hita.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Surprizë e veçantë për Selin Bollatin në 24-vjetor, Gimbo rikthen atmosferën e “Big Brother”

    June 4, 2026

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    June 4, 2026

    Dosja e errët e Violand Braçellarit/ Nga qeset plastike të gjetura në 2015 te ma*akra që tronditi Maliqin

    June 4, 2026

    Rubio qetëson aleatët: SHBA nuk largohet nga NATO, por Trump kërkon reforma të thella

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.