Selin Bollati ka festuar ditëlindjen e saj të 24-të në një organizim privat, mes familjarëve, miqve të ngushtë dhe personave më të rëndësishëm në jetën e saj.
Në festë nuk mungoi as partneri i saj, DJ Gimbo, me të cilin nisi një histori dashurie gjatë qëndrimit në “Big Brother”, një marrëdhënie që vijon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut edhe pas përfundimit të spektaklit.
Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte surpriza e përgatitur nga Gimbo për vajzën e ditëlindjes. Ai organizoi ardhjen e defatorëve, të cilët sollën atmosferë festive dhe i dhanë festës një dimension edhe më të veçantë.

Pamjet e këtij momenti janë publikuar në rrjetet sociale, ku kanë marrë reagime të shumta nga ndjekësit e çiftit. Shumë prej tyre kanë vlerësuar gjestin romantik të DJ-it dhe përkushtimin e tij ndaj Selinit.
Çifti vazhdon të shijojë lidhjen e nisur në “Big Brother”, duke u shfaqur shpesh së bashku në evente të ndryshme dhe duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e tyre.
Një detaj që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se të njëjtët defatorë duket se kanë qenë pjesë edhe e një momenti të veçantë gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother”, në ditën kur Selin dhe Gimbo organizuan ceremoninë simbolike të dasmës brenda shtëpisë.


