TIRANË– Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit në Lezhë ka vënë në lëvizje policinë që ka shpallur lajmërimin se do të shpërblehet me 10 mijë euro çdo njeri që gjen informacion për vendodhjen e Lazes.
Ndërkohë duke diskutuar në studion e “Breaking” në Top Neës, kanë qenë të ftuar avokati Kujtim Carkani dhe gazetari Eraldo Harlicaj.
Avokati ka shpjeguar se Daut Lazaj nuk quhet i burgosur, pasi vet ai institucionë nga i cili është larguar s’quhet burg, por një qendër rehabilitimi për personat e rrezikshëm me probleme të shëndetit mendor.
“Thonë është arratisur nga burgu. Ai nuk është burg. Nëse prokuroria vendos se ky person ka probleme psikike eçon e shtron në spitalin në Elbasan ose në Vlorë dhe nuk ruhet më me policë.”-deklaron avokati.
Nga ana tjetër gazetari Harlicaj teksa ka shpjeguar se Daut Lazaj ishte një shtetas i arsimuar në Siri, praktikant i fesë myslimane, i divorcuar dhe me fëmijë ka përfunduar fillimisht në burg për shkak të dhunës në familje.
Por siç e shpjegon gazetari familjarët e tij, babai e ka dërguar tek spitali “5” në Kryeqytet për shkak se nuk ka dashur që djali i tij të vijonte praktimin e fesë islame duke menduar se nga studimet në Siri është indoktrinuar, por mësohet se Dauti nuk ka hequr dorë nga besimi i tij.
Ndër të tjera gazetari ka zbuluar se institucioni ku ai mbahej i izoluar në Shënkoll gjendej në kushte aspak të përshtatshme pasi kishte dhe mungesë stafi, siç thotë ai punonjësit e mbetur mbanin dy vende shërbimi, pa paga dhe shpërblimet që ju takojnë dhe pa transport.
Kjo ka bërë që Dauti në momentin e ndërrimit të turnit për gardianëve të gjente mundësinë të largohej./Radar.al


