TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas arratisjes së shtetasit Daut Laze nga burgu i Shënkollit në Lezhë, ku po vuante edhe dënimin.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen së hënës, ndërsa Laze ishte dënuar për dhunë në familje.
NJOFTIMI I PLOTË I DREJTORISË SË BURGJEVE:
Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.
Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit./Radar.al


