ELBASAN– Këtë të enjte do të zhvillohet në Gjykatën e Elbasanit seanca gjyqësore për Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e dënuar të Kukësit për skandalin seksual në zyrë me Alma Kaçin.
Safet Gjici ka kërkuar lirimin me kusht dhe do të mbahet në orën 10:00 me dyer të mbyllura.
Ish-kryebashkiaku socialist i Kukësit në një shkresë drejtuar gjykatës pak muaj më parë kishte kërkuar që pjesën tjetër të dënimit ta kryente në shtëpi. Por, Gjykata e Elbasanit, me një vendim të datës 30 Janar, e rrëzoi kërkesën e tij duke e lënë pas hekurave, Ish-kryebashkiaku i dënuar me 3 vite pas hekurave i ka mbetur për të shlyer edhe rreth 1 vit burg, ndërsa është shtruar në një spital privat për shkak të gjendjes shëndetësore.
Bazuar në deklaratat e avokatit, Safet Gjici vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.
Përfaqësuesi ligjor ka deklaruar me herët se këto problematika Safet Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësor.
VENDIMI I GJYKATËS
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon në lidhje me seancën gjyqësore të Kërkesës Penale në Fazën e Ekzekutimit të paraqitur nga kërkuesi Safet Gjici me objekt “Zëvëndësim i Vuajtes së Dënimit me Qëndrim në Shtëpi”
Në seancë nuk u paraqit kërkuesi Safet Gjici, u paraqit mbrojtja përfaqësuar nga av. Markeljan Jança, u paraqit organi akuzёs me prokuror z. Ledion Tema, u paraqitën Ekspertët Mjekoligjorë. Shërbimi i Provës ka paraqitur aktin e ekspertimit. U paraqit përfaqësuesi ligjor i Institucionit të Vendimeve Penale Lushnje.
Sot më datë 30.01.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga: Kryesues Gjyqtar znj. Suela Lika në përfundim të gjykimit, pasi dëgjoi palët në diskutimin përfundimtar me vendim Nr. 295 Vendimi të datës 30.01.2025 në zbatim të neneve 112, 379, 470 të Kodit të Procedures Penale dhe nenit 59/a i Kodit Penal vendosi:
- Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Safet Gjici,
- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit Safet Gjici,
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
U shpall Elbasan, sot më date 30.01.2025
FALEMINDERIT./Radar.al
PS çel të shtunën fushatën për zgjedhjet e 11 Majit, Rama zbulon risinë
Rama nga Kamza: Elisa është frymë, ku shkon ajo shkon fitorja
“Roli i Trump më 11 Maj”/ Rama: Jam mik me Kushner, marrëveshja për Sazanin s’është finalizuar
“Miku im, Laert, HEROI tipik i kohës sonë”/ Viktor Zhusti: Përse “pe*ofilia”…
“Roli i Trump më 11 Maj”/ Rama: Jam mik me Kushner, marrëveshja për Sazanin s’është finalizuar