TIRANË– Kryeministri Edi Rama nga një vizitë e shkurtër në Kamëz ku takoi strukturat ekektorale socialiste, ka shpjeguar edhe arsyen e lëvizjeve të Spiropalit dhe caktimin e saj drejtuese politike për zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Tiranës.
“Kamzën e përdorëm si shembull në Shkodër. Elisa këtë punë bën, vjen e sjell frymën e suksesit. Elisa merr suksesin, shkon në një vend tjetër, çon frymën dhe u thotë se siç e bëmë në Kamëz do ta bëjmë në Shkodër. Tani po shkon në Kavajë. Mbani mend çfarë po ju them, kur të fitojë Kavajën. Shihni Kamzën, merrni frymë thellë, shihni Shkodrën, mbani frymën, dhe pastaj nxirreni të tërën kur të mbarojë numërimi. Merr frymë thellë dhe përgatitu. Frymë, pra, frymë, gjithçka është frymë, jep frymë, merr frymë, lësho frymë, hap frymë, shpërnda frymë. Pas Kavajës, ku do shkosh?”, iu drejtua pastaj Rama Spiropalit: “Se më thotë mua, pse më lëvizni? Po fryma duhet të lëvizë, s’mund të rrijë në një vend. Prandaj shko atje dhe bëj një sukses të ri.”- u shpreh Rama./Radar.al
“Roli i Trump më 11 Maj”/ Rama: Jam mik me Kushner, marrëveshja për Sazanin s’është finalizuar