Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Sherri nisi ditë më parë, zbardhet dinamika e plagosjes në Laç

    May 3, 2025

    Zbardhen detaje të reja nga përplasja me armë zjarri që ndodhi në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj dhe një grua 58-vjeçare. Ngjarja është pasojë e një konflikti të nisur disa ditë më parë për motive të dobëta, që kulmoi me shkëmbim zjarri mes dy grupeve.

    Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë dhe hetimeve paraprake, dy grupet — njëri me tre persona dhe tjetri me dy — po lëviznin me automjete. Pasi u ndalën, të rinjtë zbritën nga makinat dhe u përfshinë në një përplasje të armatosur.

    Nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të plagosur katër persona që janë dërguar në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, një person tjetër, i identifikuar nga policia si pjesë e grupit me dy vetë, është larguar nga vendngjarja dhe dyshohet të jetë gjithashtu i plagosur. Ai është shpallur në kërkim.

    Njëri nga të plagosurit që ndodhet në spital ka qenë në të njëjtën makinë me personin e shpallur në kërkim. Së bashku, ata janë përplasur me tre të rinjtë e tjerë, po ashtu të plagosur dhe aktualisht në spital.

    Policia ka sekuestruar një armë tip pistoletë pranë vendit të ngjarjes, por ende nuk është përcaktuar kujt i përkiste. Dyshohet se janë përdorur edhe armë të tjera, përfshirë kallashnikovë.

    Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një plumb aksidental goditi në këmbë një kalimtare 58-vjeçare, e cila ndodhej pranë kishës së Laçit duke shitur qirinj për besimtarët.

    Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e të përfshirëve dhe për përcaktimin e saktë të armëve të përdorura në ngjarje.

    dinamika Laç plagosja sherri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.