Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nis punën Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal, synohet balancim më i mirë i territorit

    Arratiset gjatë funeralit të vëllait, shqiptari në kërkim prej gjashtë javësh në Australi

    Gjenden mbetje njerëzore të varrosura në oborrin e një ish-mjeku, autoritetet nisin hetim të gjerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Po humbasim fuqi!”, zbulohet mesazhi i fundit i pilotit para rrëzimit tragjik të avionit

    June 12, 2025
    Incidenti me 290 viktima drejt zbardhjes. Gjendet kutia e zezë e Air India

    Detaje të reja tronditëse janë zbuluar lidhur me rrëzimin tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën mbi 300 persona. Kapiteni i avionit, Sumit Sabhawal, dërgoi një mesazh alarmues pak sekonda para përplasjes, duke njoftuar se avioni po “humbiste fuqi” dhe nuk arrinte të ngjitej në lartësi.

    “Nuk ka shtytje, po humbasim fuqi, nuk mund të fitojmë lartësi”, ishte komunikimi i fundit i kapitenit me kullën e kontrollit, përpara se lidhja të ndërpritej plotësisht.

    Avioni Boeing 787-8 Dreamliner, me destinacion Londrën dhe me 240 pasagjerë në bord, u rrëzua në një zonë të populluar të Ahmedabadit disa minuta pas ngritjes. Vetëm një pasagjer nga sedilja 11A arriti të shpëtonte me jetë falë daljes së emergjencës.

    Autoritetet indiane kanë nisur një hetim të gjerë, ndërsa ekspertë nga disa shtete, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe përfaqësues të Boeing, do të bashkëpunojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

    Sipas Mary Schiavo, ish-inspektore në Departamentin Amerikan të Transportit, India do të udhëheqë hetimin, por përfshirja ndërkombëtare është standarde në raste të tilla. “Do të jetë një hetim shumëpalësh me përfshirjen e prodhuesve dhe vendeve të pasagjerëve”, deklaroi ajo për CNN.

    Autoritetet pritet të përqendrohen në kutitë e zeza të avionit, të cilat përmbajnë të dhëna të rëndësishme për zbardhjen e dinamikës së fluturimit. Drejtoria e Aviacionit Civil në Indi ka konfirmuar se një sinjal urgjence u dërgua menjëherë pas ngritjes, çka ka ngushtuar pistat kryesore të hetimit.

    Tragjedia konsiderohet një nga më të rëndat në historinë moderne të aviacionit në Indi.

    avioni indi mesazhi Piloti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nis punën Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal, synohet balancim më i mirë i territorit

    June 13, 2026

    Arratiset gjatë funeralit të vëllait, shqiptari në kërkim prej gjashtë javësh në Australi

    June 13, 2026

    Gjenden mbetje njerëzore të varrosura në oborrin e një ish-mjeku, autoritetet nisin hetim të gjerë

    June 13, 2026

    Aksident në Dhërmi, katër persona të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.