Një video e shpërndarë vetëm para pak çastesh në rrjet ka shkuar virale.
Bëhet fjalë për pamje nga momenti kur pasagjeri i avionit “Air India”, i cili pësoi sot një rënie drastike mbi konviktin e mjekësisë duke u marrë kështu jetën 242 personave, del gjallë nga rrënojat.
I shfaqur me disa plagë në trup, video e mëposhtme tregon momentin kur shtetasi Vishwash Kumar Ramesh shfaqet duke ecur në drejtim të ambulancës.
Video shkoi menjëherë virale për faktin se pas ngjarjes së rëndë u raportua se të gjithë pasagjerët dhe stafi i avionit indian, humbën jetën pas incidentit.
Por vetëm para pak minutash u zbulua se dy prej pasagjerëve kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve dhe tragjedisë së ndodhur që shkoi opinionin publik në mbarë botën.
LEXO EDHE:
Traditat shqiptare nuk mungojnë në dasmën “sekrete” të Mira Muratit


