Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Truku i thjeshtë për freski në shtëpi, pse rekomandohet të lini dollapin hapur në ditët e nxehta

    Grabitje në prag të Botërorit 2026, vidhen pajisjet e ekipit të Anglisë në SHBA

    Nis punën Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal, synohet balancim më i mirë i territorit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Arratiset gjatë funeralit të vëllait, shqiptari në kërkim prej gjashtë javësh në Australi

    June 13, 2026
    Orijol Rukaj: Prison escapee fled funeral after 'corrections failure'

    Një i burgosur shqiptar është zhdukur pa lënë gjurmë në Australi pasi u lejua të marrë pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të tij në Melbourne, në një ngjarje që ka vënë në alarm autoritetet vendase.

    Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Orijol Rukaj, i cili ndodhet në arrati prej më shumë se gjashtë javësh. Sipas policisë, ai përfitoi nga pjesëmarrja në funeral për t’iu shmangur mbikëqyrjes së efektivëve që e shoqëronin dhe nuk u kthye më në institucionin e vuajtjes së dënimit.

    Autoritetet australiane bëjnë me dije se ceremonia mortore kishte mbledhur një numër të madh pjesëmarrësish, çka dyshohet se ka favorizuar arratisjen e tij.

    Rukaj përballet me akuza për trafik droge, ndërsa Policia e shtetit të Viktorias pretendon se ai ka lidhje me grupe të krimit të organizuar me origjinë shqiptare.

    Në kuadër të operacionit për kapjen e tij, hetuesit kanë ushtruar kontrolle dhe kanë marrë në pyetje familjarë e bashkëpunëtorë të mundshëm në rreth 20 adresa të ndryshme në zonën e Melbourne. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të të arratisurit.

    Policia beson se 47-vjeçari vazhdon të fshihet brenda zonës metropolitane të qytetit, ndërsa hetimet kanë identifikuar disa persona që dyshohet se kanë ndihmuar në organizimin e arratisjes.

    Sipas autoriteteve, disa prej të dyshuarve ndodhen aktualisht jashtë Australisë. Një person u ndalua për t’u marrë në pyetje në aeroportin e Melbourne, por më pas u lirua pasi nuk u ngritën akuza ndaj tij.

    Operacioni për lokalizimin dhe arrestimin e Rukajt vijon, ndërsa policia ka kërkuar ndihmën e publikut për çdo informacion që mund të çojë në kapjen e tij.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Truku i thjeshtë për freski në shtëpi, pse rekomandohet të lini dollapin hapur në ditët e nxehta

    June 13, 2026

    Grabitje në prag të Botërorit 2026, vidhen pajisjet e ekipit të Anglisë në SHBA

    June 13, 2026

    Nis punën Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal, synohet balancim më i mirë i territorit

    June 13, 2026

    Arratiset gjatë funeralit të vëllait, shqiptari në kërkim prej gjashtë javësh në Australi

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.