Një nga të mbijetuarit e rrallë nga aksidenti ajror tragjik në Ahmedabad ka rrëfyer momentet tronditëse që përjetoi. Vishwash Kumar Ramesh, një shtetas britaniko-indian, tha për gazetën Hindustan Times se mbijetoi për pak sekonda fatale pas rrëzimit të avionit të “Air India”.
“Dëgjova një zë të fortë rreth 30 sekonda pas ngritjes. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Kur u zgjova, isha mes trupave. U ngrita dhe vrapova… dikush më ndihmoi dhe më çoi në spital,” – tregoi ai, ende i tronditur.
Ramesh tha se kishte pësuar lëndime në kraharor, sy dhe këmbë nga përplasja. Ai shtoi se ka jetuar në Londër për më shumë se 20 vjet dhe se në bord ndodhej edhe vëllai i tij, Ajay, i ulur në një rresht tjetër.
Sipas mediave indiane dhe Sky News, ai është aktualisht nën kujdes mjekësor dhe në gjendje të stabilizuar. Pamje të shpërndara në rrjet tregojnë një burrë të lënduar duke çaluar mes rrënojave, që besohet të jetë Ramesh, i cili kërkonte ndihmë nga shërbimet emergjente.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një bilanc të plotë të viktimave, ndërsa vijojnë kërkimet dhe hetimet për shkaqet e rrëzimit të avionit.
Vishwashkumar Ramesh, a British citizen, is the sole survivor of Air India Flight 171. pic.twitter.com/gEkc995KYY
— NEXTA (@nexta_tv) June 12, 2025


