Ofendimet e rënda nga ana e Jozit për Gjestin gjatë ditës së sotme janë komentuar gjerë e gjatë nëpër rrjet.
Sakaq të shumtë kanë qenë dhe personazhet e njohura të cilët u shprehën se vendimi i produksionit për përjashtimin e tij ishte i duhuri.
Në lidhje me këtë situatë, Egla Ceno në një moment nuk reagoi fare derisa në inboxin e saj në Instagram mbërriti një thirrje për reagim ndaj kësaj situate.
Aktorja në lidhje me ngjarjen u shpreh se “Big Brother Albania” është një lloji eksperimenti social ku secili tregon forcën dhe dobësitë e veta në dinamikën e kësaj loje.
Më tej Ceno shton se publiku e di çfarë zgjedh duke krijuar idenë se largimi i Jozit erdhi pas kërkesës së publikut të këtij program./ Radar.al



