Konkurenti i BBVA, Jozi u përjashtua nga gara me vendim të produksionit më 5 janar, për shkak të diskriminimit, fyerjes dhe disrespektit ndaj bashkëkombasve tanë, kur mbrëmjen pas Prime, në një debat me Gjestin, ai e ka quajtur atë “kopil shkine”
Menjëherë pas daljes nga shtëpia e “BBV4”, Jozi ka dhënë një intervistë në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin lidhur me këtë situatë.
Në studio Sidorela pa se Jozi nuk e kishte të vendosur në gisht unazën nga martesa me Loredanën brenda në “BBV4” dhe për këtë është përgjigjur.
Jozi: E hoqa në momentin e dushit, mendoj se do ma sjellin do e mbaj unazën mendoj po deri në një moment të dytë
Loredana, nëse ka një vajzë me karakter të fortë them me bindje është ajo, se e ka vërtet gjithë respektin maksimal, ndaj saj kam vetëm fjalë më të mira për atë femër dhe bravo familjes për vajzën që kanë
Sidorela: Do e vazhdosh njohjen jashtë
Jozi: Po do e pres
Sidorela: Mendon të kesh një lidhje serioze me të
Jozi: Patjetër që po
Por ajo çfarë na bëri përshtypje ishte fakti se Jozi nuk e takoi siç duhej Loredanën, madje duke i thënë dhe që t’i lërë këto lot. Shumë dyshime kemi nga sjellja e Jozit dhe Loredanës në momentin qe ai u largua, por kjo mbetet për tu parë nga ngjarjet që do të zhvillohen.


