Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Ndodhitë e rënda/ Aktori i njohur: “Vëllai i Madh” e drejtoi lojën sipas dëshirës. Cili është ky Jozi sulltani?

    February 5, 2025

    Produksioni i Big Brother VIP Albania e përjashtoi nga gara Jozefin Markun, Jozin pas një deklarate të fortë drejtuar Gjestit, ku e quajti atë “kopil shkine”.

    Ky incident ka tërhequr vëmendjen edhe të aktorit të njohur shqiptar, Çun Lajçi, i cili ka reaguar me kritika të forta ndaj këtij qëndrimi.

    Lajçi shpreh habinë dhe indinjatën për mënyrën se si Jozi e ofendoi Gjestin. Ai shpreh shqetësimin se si një këngëtar që fiton nga ahengjet dhe dasmat kosovare mund të ofendojë në këtë mënyrë, duke fyer nënat kosovare.

    Lajçi ngre pyetje për mënyrën se si “Vëllai i Madh” e ka udhëhequr lojën, duke lejuar ofendimet që vazhdojnë të bëhen, duke kërkuar ardhjen e një zarfi të zi, i cili erdhi mëngjesin e sotëm duke përjashtuar Jozin.

    Postimi i plotë

    Fitore për ty, Gjesti, andej, e fitore për ty, Albin, këndej!
    Mbrëmë nuk desha të helmohem me fushatat zgjedhore e debatet politike në studiot tona, ndaj e ktheva “antenën” kah Shqipëria. Doja të shihja Big Brother-in, por helmimi ishte edhe më i madh!
    Bërtita:
    Cili është ky farë Jozi i BBA-së, që ofendoi nënat tona?
    Pas rikthimit të Gerta Gixharrit në shtëpinë e madhe – jo vetëm nga publiku, por edhe nga “Vëllai i Madh”, i cili e drejtoi lojën sipas dëshirës – edhe pse ajo dy herë tentoi ta dëmtonte djaloshin nga Peja, Besart Kelmendin – Gjestin, duke i hedhur alkool në fytyrë.
    Cili është ky Jozi, që sillet si një sulltan dhe ofendon kaq rëndë, duke e quajtur Gjestin “kopil shkine” e madje qesh e insiston që ai t’i kërkojë falje Gertës, e cila me qëllim deshi t’ia “përcëllonte” sytë me alkool?
    Si ka mundësi që një këngëtar, i cili fiton edhe nga ahengjet e dasmat kosovare, t’i thotë Gjestit ” ti kopil shkine”, duke ofenduar nënat kosovare me një epitet të tillë?
    Tani,
    Ti, “Vëllai i Madh”, që shitesh i madh dhe i drejtë, pse i shkel rregullat e tua duke e rikthyer (kinse e riktheu publiku),një grua që deshi ta dëmtonte Gjestin duke i hedhur me qëllim shampanjë dhe birrë në fytyrë? Dhe pse nuk e nxjerr zarfin e zi për Jozin, i cili i quan nënat kosovare “shkina”?
    Pse, pas këtij etiketimi, kosovarët duhet të harxhojnë para duke ju votuar juve, kur ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty? Një kosovar që është shumë më i mirë se ju në lojë e në provokime brenda kufijve të lejuar! Pse e bullizoni, e nënçmoni, e etiketoni me emra kafshësh, ndërsa “Vëllai i Madh” hesht?
    Turp ju qoftë! Ju bëheni bashkë si korbat për ta nxjerrë nga “kafazi” djaloshin e hareshëm dhe lozonjar, të dashurin dhe paqësorin, i cili shijon vitet e tij rinore dhe – pse jo – edhe pëlqimin për Eglën, më të bukurën e BBA-së.
    Kam menduar se BBA-ja është vërtet një lojë dhe nuk e kam ditur se qenka edhe një lojë politike. Këtë e treguat mbrëmë duke shpalosur fytyrën e vërtetë të “dashurisë suaj të madhe” për kosovarët!
    Gjesti!
    Ti vërtet je më i miri dhe më i dashuri ndër banorët që vetquhen VIP-a. E ke përkrahjen time të palëkundur, ashtu siç e ka edhe Albin Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit!
    Fitore për ty, Besart, fitore për ty, Albin!
    05.02.2025

    Radar.al

    cun lajci Gjesti jozefin marku jozi Vëllai i Madh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.