Jozefin Marku, Jozi i cili u përjashtua më 5 shkurt me zarf të zi nga BBV, se e quajti Gjestin ‘kopil shkine’, ka folur për herë të parë në një intervistë televizive direkt pas daljes dhe duket se nuk ka vënë mend.
Ai shprehet i bindur se është ai që i përfaqëson më mirë se sa Gjesti shqiptarët e Kosovës dhe këmbëngul që shprehja e përdorur prej tij nuk ishte fyerje për bashkëkombasit tanë.
Gazetarja: E kupton sa shumë mund të kesh rënduar jo vetëm Gjestinm por shumë njerëz nga Kosova që e ndjekin BBV?
Jozi: Mendoj që vetëm Gjestin se nuk kam asgjë kundrejt familjes së Gjestit dhe për shqiptarët e Kosovës jam unë ai që i dua më shumë se Gjesti e them me siguri këtë gjë dhe jam unë që mund ta tregoj shembullin më të mirë për ata, nuk është Gjesti, ai që mund t’i përfaqësojë ata më mirë jam unë
Pse
Jozi: Se i di më shumë e jam aq i lidhur ngushtë me ta
Po një populli që ia njeh plagët pse ia përmend?
Jozi: Nuk ia përmenda atë por thjesht një njeri i pistë që nuk njeh limit e bën atë gjë, kam marrë krahasimin e ekzagjëruar e pranoj, nuk ishte aspak ndaj kombit apo ndaj familjes tendenca./Radar.al


