Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që synojnë rikthimin në Botërorin 2030

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    July 24, 2026

    Denis Tafili, 41 vjeç, është personi që Policia dyshon se u përfshi në konfliktin e armatosur të ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Shkallnur, në Durrës. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se goditi me qytën e një pistolete 36-vjeçarin Edison Gjuzi, gjatë një sherri për motive të dobëta.

    Pas ngjarjes, Tafili, së bashku me një person tjetër të identifikuar si G. M., 27 vjeç, u larguan nga vendi i ngjarjes me automjet dhe aktualisht vijojnë të jenë në kërkim nga Policia.

    Denis Tafili nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të operacionit ndaj grupit kriminal “Troplini”. Sipas SPAK, ai dyshohet për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

    Sipas hetimeve të deritanishme, organizata kriminale “Troplini” dyshohet se ka qenë e angazhuar në trafikun e kokainës dhe aktivitete të tjera të krimit të organizuar, ndërsa ndaj disa personave janë caktuar masa sigurie dhe janë lëshuar urdhër-arreste.

    Fakti që Tafili dyshohet se ishte i lirë në momentin e konfliktit në Shkallnur, pavarësisht se rezulton i shpallur në kërkim, pritet të jetë pjesë e verifikimeve të autoriteteve.

    Ndërkohë, ngjarja ka marrë edhe një tjetër dimension, pasi në konflikt dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një punonjës policie jashtë shërbimit. Inspektori L. Xh. është shoqëruar, ndërsa ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit dhe për të dokumentuar ligjërisht përgjegjësitë e secilit prej të përfshirëve.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    July 24, 2026

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    July 24, 2026

    Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që synojnë rikthimin në Botërorin 2030

    July 24, 2026

    P Diddy në izolim pas përleshjes me një të burgosur, stafi i burgut shmangu përshkallëzimin e situatës

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.