Kevin Hajrulla, kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur ndryshe edhe si i forti i Vlorës ra pre e një atentati mafioz mbrëmjen e 18 dhjetorit.
Burimet thanë për Radar.al se drejt 30-vjeçarit, Kevin Hajrulla janë qëlluar mbi 30 plumba, por nuk dihet sa plumba e kanë kapur në trup.
Radar.al mëson se Kevin Hajrulla u qëllua nga një makinë në lëvizje teksa po parkonte mjetin e tij tip ‘Benz’ në lagjen Çole të Vlorës.
Deri tani dyshohet se autorët ishin 3, dy qëlluan me armë, njëri ishte shofer.
Policia nga dje deri në orët e para të mëngjesit sot po ushtron kontrolle në disa banesa në qytetin bregdetar.
E trishtë/ Atentati sonte në Vlorë, plumbat kapin dhe një djalë që shiste fruta-perime


