Një atentat me armë zjarri tronditi Vlorën mbrëmjen e 18 dhjetorit, duke lënë të plagosur dy persona.
E trishtë/ Atentati sonte në Vlorë, plumbat kapin dhe një djalë të vogël që shiste fruta-perime
Një prej të plagosurve që raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është Kevin Hajrulla, ndërsa për të plagosurin e dytë nuk ka ende të dhëna. Sipas Euronews, i plagosur aksidentalisht ka mbetur edhe Armand Spahiu një djalë i vogël që po shiste fruta perime aty pranë.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, teksa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Gjithçka raportohet se ka ndodhur në lagjen “24 Maji”. Nga raportimet e para nga vendi i atentatit mësohet se në një kryqëzim në lagjen Çole, drejt një automjeti që dyshohet se i përkiste shënjestrës, janë lëshuar një breshëri plumbash kallashnikovi.
Menjëherë pas ngjarjes, është gjetur një makinë që po digjej në fshatin Panaja, e cila dyshohet se i përkiste autorëve.



