Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë/Alarm për tsunami dhe dallgë deri në 3 metra lartësi

    Merkoçi: Tek PD nuk ka as vlera e as burokraci. Aty komandon dhe vendos Berisha

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    SHBA kap anijen iraniane, Tehrani paralajmëron për hakmarrje

    April 20, 2026

    SHBA– Forcat e Shteteve të Bashkuara e kanë kapur një anije me flamur iranian në Gjirin e Omanit pasi kishin shtënë ndaj saj fillimisht, sepse ajo po përpiqej ta shmangte bllokadën detare amerikane, njoftuan të dielën vonë presidenti Donald Trump dhe Pentagoni, duke e nxitur Iranin të kërcënojë me hakmarrje.

    Ndërkohë, pasiguria lidhur me një rund të dytë të mundshëm të bisedimeve ballë për ballë mes delegacioneve amerikane dhe iraniane në Islamabad të Pakistanit, po vazhdon, pasi mediat shtetërore iraniane thanë se Teherani nuk do të dërgojë ekipin e tij për takimin e së hënës.

    E gjithë kjo po ndodh ndërsa armëpushimi 10-ditor, për të cilin u pajtuan Uashingtoni dhe Teheranit, do të skadojë të mërkurën. Trump ka kërcënuar me sulme të reja ndaj “të gjitha” centraleve elektrike dhe urave iraniane, nëse nuk arrihet marrëveshja.

    Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA raportoi se Teherani e ka hedhur poshtë rundin e ri të bisedimeve për paqe, vetëm disa orë pasi Trump tha se përfaqësuesit e tij do të mbërrinin në Islamabad të hënën për negociata të ndërmjetësuara nga Pakistani.

    “Irani deklaroi se mungesa e tij në rundin e dytë të bisedimeve buron nga ajo që e quajti kërkesa të tepruara të Uashingtonit, pritshmëri jorealiste, ndryshime të vazhdueshme të qëndrimeve, kundërshti të përsëritura dhe bllokada e vazhdueshme detare, të cilën e cilëson si shkelje të armëpushimit”, shkroi IRNA.

    Qeveria e Iranit nuk ka bërë deklaratë zyrtare.

    Negociatori kryesor i Teheranit, kryetari i Parlamentit, Mohammad Baqer Qalibaf, ka dhënë deklarata që tregojnë “përparim”, por njëkohësisht edhe “dallime të mëdha” lidhur me bisedimet. Ai, megjithatë, nuk ka folu drejtpërdrejt për bisedimet e të hënës.

    Pasiguri ka edhe për përbërjen e delegacionit amerikan. Shtëpia e Bardhë tha se nënpresidenti JD Vance do të drejtonte rundin e ri të bisedimeve, së bashku me të dërguarin e Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndrin Jared Kushner. Megjithatë, Trump u tha ABC News dhe MS Now se Vance nuk do të shkojë, duke përmendur shqetësime për sigurinë.

    “Vetëm për arsye sigurie. JD është i shkëlqyeshëm,” tha Trump për ABC News.

    Ai sugjeroi gjithashtu se bisedimet mund të fillojnë një ditë më vonë, të martën e 21 prillit. Një reporter i Fox News tha se Trump i kishte thënë se, nëse Irani nuk nënshkruan marrëveshje, “i gjithë vendi do të shkatërrohet”. Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, rikonfirmoi të dielën gatishmërinë e tij për të pritur rundin e ardhshëm të bisedimeve.

    “Pakistani mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj rolit të tij si një lehtësues i ndershëm dhe i sinqertë i paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit rajonal”, tha ai.

    Kapja e anijes iraniane

    Ndërkohë, në ujërat përreth Iranit, tensionet u rritën edhe më tej pasi forcat amerikane hapën zjarr dhe e kapën një anije mallrash me flamur iranian, e cila po përpiqej ta shmangte bllokadën detare amerikane.

    Vetë bllokada është një nga pengesat për vazhdimin e bisedimeve, të paktën sipas Iranit. Teherani ka thënë se nuk do të marrë pjesë në bisedime për aq kohë sa bllokada është në fuqi, ndërsa Trump ka deklaruar se ajo nuk do të hiqet derisa të nënshkruhet një marrëveshje për paqe.

    Trump shkroi në Truth Social se pasi anija iraniane, Touska, shpërfilli paralajmërimet për t’u ndalur, shkatërruesi amerikan USS Spruance “i ndaloi menjëherë duke shpuar një vrimë në dhomën e motorit”.

    Anija “u përpoq ta kalonte bllokadën tonë detare dhe e pësoi”.

    “Tani për tani, marinsat amerikanë e kanë në kontroll anijen… dhe po shohin se çfarë ka në bord”, shkroi Trump.

    Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se “forcat amerikane që operojnë në Detin Arabik zbatuan masat e bllokadës detare ndaj një anijeje mallrash me flamur iranian që po përpiqej të lundronte drejt një porti iranian”.

    “Forcat amerikane dhanë paralajmërime të shumta dhe e njoftuan anijen se po shkelte bllokadën amerikane”, shtoi ajo.

    Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit pretendoi se të shtënat shkelën armëpushimin dhe kërcënoi se do të përgjigjej dhe hakmerrej “së shpejti” ndaj “piraterisë së armatosur”, sipas mediave shtetërore.

    Ajo tha se anija po udhëtonte nga Kina drejt Iranit kur u godit dhe pretendoi se forcat iraniane sulmuan me dronë disa anije ushtarake amerikane. Ky pretendim nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

    Më herët gjatë javës, kishte shpresa se Ngushtica e Hormuzit, e cila zakonisht përbën rreth një të pestën e tregtisë globale të naftës, do të hapej pas më shumë se një muaji mbylljeje, pasi Teherani njoftoi se ishte hapur për trafikun tregtar detar.

    Megjithatë, forcat iraniane qëlluan ndaj të paktën tri anijeve civile, dy prej të cilave raportohet se ishin indiane dhe një me flamur francez, dhe njoftuan mbylljen e serishme të ngushticës./REL

    Gjiri i Omanit Teherani Uashingtoni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    April 20, 2026

    Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë/Alarm për tsunami dhe dallgë deri në 3 metra lartësi

    April 20, 2026

    Merkoçi: Tek PD nuk ka as vlera e as burokraci. Aty komandon dhe vendos Berisha

    April 20, 2026

    Murinjo nuk ndryshon kurrë, ja çfarë bën “Special One” pas fitores së Benfikës në derbin e Lisbonës

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.