Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Robotët vrapues ua kalojnë njerëzve në garën në Pekin

    Meloni prish marrëdhëniet me Trumpin prej Iranit e Papës

    Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe Do të Ndërtohet Zona e Re e Studiove Filmike në Shqipëri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    April 20, 2026

    Aleanca e qendrës së majtë e ish‑kreut të shtetit Radev ka marrë deri në 45 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme në Bullgari, sipas rezultateve paraprake. Kritikët e Radev shohin afërsi me Putinin.

    Ish-presidenti, Radev i kryesonte prej javësh sondazhet. Sipas llogaritjeve paraprake, Rumen Radev dhe partia e tij e “Bullgarisë Progresive” janë fituesi të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Bullgari me rreth 45% të votave. Tetë zgjedhje të tilla u zhvilluan në Bullgari gjatë pesë viteve të fundit. Sipas Radevit, nuk duhet të ketë së shpejti një tjetër: “Do të bëjmë gjithçka për të parandaluar që të na duhet të mbajmë sërish zgjedhje. Kjo do të thoshte të kalonim nga një krizë në tjetrën, dhe ne duhet të punojmë shumë seriozisht për t’i kapërcyer këto kriza.”

    Ka kaluar shumë kohë që Bullgaria nuk ka pasur ketë një fitues kaq të qartë pas zgjedhjeve parlamentare. Radev është 62 vjeç dhe ish‑shef i Forcave Ajrore. Ai është politikani më i preferuar në vend, edhe pse kritikët prej kohësh e akuzojnë për afërsi me Rusinë.

    Kritikët shohin afërsi me Putinin

    Radev ka qenë skeptik në të kaluarën ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe kundër dërgesave të armëve për Ukrainën. Në të njëjtën kohë, partia e tij, Bullgaria Progresive, e ka përfshirë në programin zgjedhor një angazhim të qartë për Bashkimin Evropian dhe NATO‑n. Në finalen e fushatës zgjedhore të Radevit, në një videoklip u shfaqën pamje nga takime të përbashkëta mes tij dhe Vladimir Putinit.

    Politologu dhe gazetari Jawor Siderov analizon situatën politike në Bullgari për televizionin gjermanm, ARD. Ai është i mendimit se Radev “është një populist. Ka gjasa që ai ta drejtojë vendin në një drejtim të ngjashëm me Viktor Orbánin – më euroskeptik, më konservator në vlera – pa qenë realisht aq radikal sa Orbáni. Radev nuk është Orbán dhe as nuk e ka instinktin e tij.”

    Radev premtoi luftë kundër korrupsionit

    Për të pasur më në fund sërish një qeveri “normale”, Radev ka njoftuar se do të veprojë qartazi kundër korrupsionit në vend. Gishti zakonisht drejtohet ndaj partisë konservatore GERB me kryeministrin afatgjatë Bojko Borisov dhe ndaj DPS‑së, partisë së oligarkut me ndikim Deljan Peevski. Të dyja kanë pësuar humbje të ndjeshme në zgjedhje dhe, sipas rezultateve, në parlamentin e ri nuk arrijnë as 80 mandate.

    Fituesi i zgjedhjeve shpreson të krijojë qeveri të vetme

    Nëse Rumen Radev dhe partitë reformiste do të bashkëpunojnë si koalicion edhe përtej një reforme në drejtësi, si është shprehur edhe RAdev, mbetet ende e paqartë. Të dyja palët kanë qenë të përçara gjatë fushatës zgjedhore dhe të dielën në mbrëmje thanë se do të presin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve përpara se të shprehen për një qeveri të mundshme. Rezultati paraprak i zgjedhjeve pritet të publikohet gjatë së hënës, ndërsa rezultati përfundimtar do të jetë i disponueshëm të mërkurën. Për Radevin, pritja mund të vlejë, sepse në varësi të numrit të partive që arrijnë të futen në parlament, aleanca e tij e qendrës së majtë mund të qeverisë edhe e vetme./DW

    bullgari Radev
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Robotët vrapues ua kalojnë njerëzve në garën në Pekin

    April 20, 2026

    Meloni prish marrëdhëniet me Trumpin prej Iranit e Papës

    April 20, 2026

    Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe Do të Ndërtohet Zona e Re e Studiove Filmike në Shqipëri

    April 20, 2026

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.