Vlora nuk gjen qetësi. Të shtëna me armë zjarri kallashnikov janë raportuar mbrëmjen e 18 dhjetorit, në Vlorë.
Raportimet e para treguan se nga të shtënat ishte plagosur një person, por së fundmi u konfirmua se janë dy të plagosur.

Dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa njëri prej tyre është identifikuar.
E trishtë/ Atentati sonte në Vlorë, plumbat kapin dhe një djalë të vogël që shiste fruta-perime
Report tv raporton se i plagosur ka mbetur shtetasi Kevin Hajrulla, 30 vjeç, por kjo nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, teksa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Gjithçka raportohet se ka ndodhur në lagjen “24 Maji”. Nga raportimet e para nga vendi i atentatit mësohet se në një kryqëzim në lagjen Çole të Vlorës, drejt një automjeti që dyshohet se i përkiste shënjestrës, janë lëshuar një breshëri plumbash.

Menjëherë pas ngjarjes, është gjetur një makinë që po digjej në fshatin Panaja, e cila dyshohet se i përkiste autorëve.



