Gjashtë persona janë identifikuar si autorët e rrahjes brutale me sende të forta të një 48-vjeçari më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29 Nëntori”, në kryeqytet.
Befasuese, biznesmeni që u la pa ndienja në Palasë nuk bën denoncim: Ishim të dehur, jemi shokë
Mësohet se personi i dhunuar është shtetasi Adriatik Roshi i cili ndodhet ende në spital për shkak të plagëve të marra. Sipas policisë, dhuna ndaj tij prej 6 personave, dyshohet se ndodhi për motive të dobëta.
Por mediat kanë publikuar të tjera detaje. Dyshohet se historia lidhet me dhunën që ndodhi në një lokal në Palasë verën që lamë pas.
Dyshohet se i dhunuari Adriatik Roshi ka qenë i përfshirë në grupin e personave që kanë dhunuar një tjetër grup në lokalin e njohur “Sin” në Palasë.
Personat e arrestuar për ngjarjen e 5 janarit në berberhanen në Tiranë janë shtetasit: Gani Koçeku, Ledio Tusha, nipi i Tur Koçekut.
Sherri në Palasë
Në mbrëmjen e 25 gushtit 2024 në Clubin Sin në Palasë, ku po këndonte këngëtari grek Kostandinos Argios, shtetasit Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo, dhe Klajdi Cerri janë konfliktuar fizikisht me shtetasin Luçiano Koçeku, i njohur si Tur Koçeku, i cili nga goditjet ka humbur ndjenjat.
gjatë konfliktit shihet shtetasi Fatbardh Aliaj, cili tenton të largojë agresorët, por dhunohet nga të rinjtë me grushte dhe shkelma. Ndërkohë që miku i tij, Luçiano (Artur) Koçeku dergjet në tokë dhe ndihmohet nga disa persona duke i hedhur ujë. Në video shihen dhe dy të afërmit e biznesmenit Koçeku, Abedinin dhe Ervin Koçeku, të cilët tentojnë të ndalojnë konfliktin fizik.
KUSH U PËRFSHI NË KONFLIKT
Luçiano (Artur) Koçeku rezulton të jetë i përfshirë në fushën e ndërtimit, ku emri i tij figuron si fitues apo ortak në disa leje ndërtimi të kullave dhe paneleve diellore. Po ashtu ai zotëron lokale dhe kompani ndërtimi.
Luçiano Koçeku dhe Fatbardh Aliaj janë sulmuar nga katër të rinjtë, e shpallur në kërkim, Genti Baleci, Xhon Spaho, Klajdi Cerri dhe Fatmir Bejo.
Publikohet videoja e dytë, momentet e para si nisi sherri në Palasë
Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës, është një personazh me rekorde të mëparshme kriminale. Ai rezulton se është akuzuar për vrasjen e Fatmir Deijajt në Belgjikë dhe për këtë vepër ai është dënuar me 25 vite burg.
Ndërkohë që Xhoni Spaho rezulton të ketë qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 nga radhët e Partisë ‘Aleanca për Demokracinë e Re’.
Ndërkaq, Fatmir Bejo, 30 vjeç, rezulton i përfshirë në plagosjen me thikë të një personi, Mirel Ishka në shkurt të këtij viti në një lokal te “Komuna e Parisit”’ dhe në dhunimin e peng marrjen për disa orë në prill të 2023 të biznesmenit të ndërtimit, Gjergji Fela, për një borxh të pretenduar prej 25 mijë euro.
I kërkuari për sherrin në Palasë mori peng biznesmenin për borxhin 25 mijë euro


