PALASË– Është publikuar një tjetër video sa i përket sherrit të ndodhur në Palasë dy ditë më parë.
Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka treguar përplasjen mes dy grupeve, që ndodheshin në koncertin ku po performonte këngëtari Grek, Konstandinos Argiros.
Bazuar në dëshmitë e mbledhura nga Policia, mësohet se Koçeku nuk ka qënë protagonisti i këtij sherri, por thuhet se ai ka hyrë për t’i ndarë dy grupet që po konfliktoheshin dhe për pasojë ka mbetur vetë i plagosur rëndë duke marë një goditje të fortë në kokë, nga e cila ka pësuar një të çarë.
Këtu janë pamjet e ngjarjes së ndodhur në Palasë mes dy grupeve.
Është pikërisht videoja e cila tregon momentet e para teksa në sfond dëgjohej muzikë greke ka nisur përleshja e fortë, ku në këto filmime Koçeku, po mundohet t’i ndajë.


