Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dyshime për varrezë masive në Zubin Potok, nisin gërmimet në Kalludër dhe arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

    Zjarr i përmasave të mëdha në një fermë blegtorale në Patos, digjen bagëti dhe shkaktohen dëme milionëshe

    Kroacia bllokon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, veto për mbylljen e Kapitullit 31

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zjarr i përmasave të mëdha në një fermë blegtorale në Patos, digjen bagëti dhe shkaktohen dëme milionëshe

    July 28, 2026

    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e kësaj të marte një fermë blegtorale në Patos, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe humbje të konsiderueshme në bagëti.

    Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe prania e sasive të mëdha të ushqimit të depozituar për bagëtitë. Fermerët, me ndihmën e banorëve të zonës, u përpoqën të shpëtonin kafshët, ndërsa në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse të Patosit.

    Për shkak të intensitetit të flakëve dhe rrezikut që zjarri të përhapej në objektet përreth, operacionit iu bashkuan edhe efektivët e shërbimit zjarrfikës të Fierit.

    Pas disa orësh ndërhyrjeje, ekipet arritën të vinin situatën nën kontroll dhe të shmangnin përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

    Bilanci paraprak tregon se janë djegur mbi 10 krerë bagëti, ndërsa flakët kanë shkrumbuar edhe sasi të mëdha ushqimi për kafshët, makineri bujqësore dhe stallën e fermës. Dëmet materiale vlerësohen paraprakisht në rreth 7 milionë lekë.

    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në rënien e zjarrit.

    Patos
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dyshime për varrezë masive në Zubin Potok, nisin gërmimet në Kalludër dhe arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

    July 28, 2026

    Zjarr i përmasave të mëdha në një fermë blegtorale në Patos, digjen bagëti dhe shkaktohen dëme milionëshe

    July 28, 2026

    Kroacia bllokon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, veto për mbylljen e Kapitullit 31

    July 28, 2026

    Oprah Winfrey zbulon surprizën nga Beyoncé: Më dërgoi një dhuratë pasi i shkrova një letër

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.