Dogana e Durrësit dhe Policia Kufitare kanë sekuestruar 29,065 paund dhe 455 euro të padeklaruara. Paratë iu sekuestruan drejtuesit të një mjeti me targa britanike që vinte nga Anglia, i cili i mbante në çantën e tij personale.
Dogana i vendosi gjobë për mosdeklarim, ndërsa rasti u referua për veprime të mëtejshme pranë strukturave kompetente.


