Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të drejtat e pasagjerëve të fluturimit zgjerohen

    A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

    Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Donte të bisedonte natën me mua”/ Studentja zbulon mesazhet e Mark Samson pas kr*mit: Kërkoi të vinte në shtëpinë time

    April 10, 2025
    “Donte të bisedonte natën me mua”/ Studentja zbulon mesazhet e Mark Samson pas kr*mit: Kërkoi të vinte në shtëpinë time

    ITALI-Mbrëmjen e së mërkurës në emisionin italian, “Chi l’ha visto” në Rai3 janë zbardhur detaje të reja sa i takon vrasjes së shqiptares Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson.

    Në këtë format transmetohet dëshmia e një vajze, e cila tregon bisedat që kishte bërë me të riun,  i cili i kishte shkruar para dhe pas vrasjes së Ilaria Sulës.

    E reja tregoi sesi djali i kishte thënë asaj se po kalonte një kohë të vështirë dhe ishte i etur për të takuar njerëz të rinj.

    “Ai më tha se po kalonte një kohë të keqe dhe donte të bënte miq të rinj.”-shpjegoi dëshmitarja.

    Kërkesa këmbëngulëse për një takim

    Vajza tha se ajo dhe Marku sapo ishin takuar përmes chat-it dhe se ai, pasi kishte thënë se ishte në dispozicion për ta takuar. Një ditë para vrasjes së 22 vjeçares, ai e kishte pyetur nëse kishte ndonjë shok dhomë.

    “Ai më pyeti nëse kisha ndonjë shok dhome dhe më dërgoi mesazhe gjatë gjithë ditës më 25 mars. Ai vazhdoi të kërkonte të na shihte,” shpjegoi vajza, duke kujtuar këmbënguljen e filipinezit.

    E reja më pas tha se Marku i kishte dërguar fotot, përfshirë një të bërë në zonën Furio Camillo, ku jetonte vajza.

    “Ai më shkroi se po kalonte një kohë të keqe dhe donte të bënte miq të rinj”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se ai po përpiqej të lidhej me të, edhe pse ajo nuk po i përgjigjej mesazheve të tij.

    Qëndrimi gjithnjë e më këmbëngulës i Markut ngriti një dyshim në rritje tek vajza, e cila tregon se ai i kërkontë që të bënin një bisedë, madje i dërgonte edhe foto.

    Edhe pse ajo nuk u përgjigj, ai vazhdoi t’i dërgonte mesazhe dhe t’i telefononte, duke shfaqur shenja këmbënguljeje të vazhdueshme. Më pas, përsëri kur Ilaria ishte vrarë, ai vazhdontë të kërkonte një takim me vajzën.

    “Ai filloi të këmbëngulte se donte të vinte në shtëpinë time dhe të sillte pije, unë thashë jo, duke thënë se i dashuri im ishte në shtëpi për ta larguar nga qëllimi i tij”, shtoi vajza, duke përshkruar një mesazh në të cilin Marku, i shoqëruar me një foto të një brioshi, u përpoq ta shtynte për ta takuar. “A mund të qëndroj me ju? “Unë do t’ju sjell një briosh,” shkroi Mark Samson.

    ***27 MARS 2025***

    Ilaria Sula u zhduk më 25 Mars të 2025. Teksa nga kjo datë duheshin pak ditë për festën e Bajramit, familja Sula e priste vajzën 22-vjeçare të kthehej nga Roma ku studionte për Statistikë në “La Sapienza”, në Terni për të festuar FITER Bajramin. Kjo nuk ndodhi. Mbrëmjen e së martës së 25 Marsit Ilaria doli nga apartamenti në Romë ku jetonte me shoqe për të ndarë qeranë dhe u largua pa marrë asgjë me vete, gjë që tregonte një sjellje normale të saj. Orët kaluan dhe ajo nuk u kthye në shtëpi, shoqeve nuk iu ktheu më mesazhet gjithashtu as familjarëve. Të shqetësuar për fatin e së bijës e ëma dhe i ati i Ilarias denoncojnë zhdukjen e saj. Pista kryesore e hetimit ishte Mark Samson. 23-vjeçari filipinas, ish-i dashur i studentes shqiptare. Më 2 Prill ai ka pranuar krimin dhe ka dërguar policinë 40km larg Romës, në Poli, pikërisht në vendin ku nga një shkëmb, zonë pyjore, hodhi valixhen brenda së cilës gjendej trupi i pajetë i Ilaria Sulës. Ai në dëshminë e tij shprehet se është penduar për gjithçka ka bërë ndërsa zbulohet se krimin e ka kryer në banesën e tij. Hetimet kanë zbuluar se ai është ndihmuar për krimin  nga nëna dhe miqtë e tij./Radar.al

    “Duroni edhe 30 ditë…” Rama nga “SY m’SY”: Do dilni të trishtuar nga 11 Maji…

    PS çel të shtunën fushatën për zgjedhjet e 11 Majit, Rama zbulon risinë

    Vota e diasporës/ Celibashi sqaron si do procedohet me fletën e votimit për emigrantët

    “Miku im, Laert, HEROI tipik i kohës sonë”/ Viktor Zhusti: Përse “pe*ofilia”…

    “Roli i Trump më 11 Maj”/ Rama: Jam mik me Kushner, marrëveshja për Sazanin s’është finalizuar

    ilaria sula Vrasja e ilaria sules
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të drejtat e pasagjerëve të fluturimit zgjerohen

    June 13, 2026

    A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

    June 13, 2026

    Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër

    June 13, 2026

    BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.