Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë

    Tregtia me pakicë rritet me 6.7% në tremujorin e parë 2026, nga konsumi dhe karburantet

    Gazetari i çjerr maskën Agron Shehajt (PAMJET)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër

    June 13, 2026

    Sipas Pakistanit SHBA-ja dhe Irani kanë arritur një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund luftës. Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif deklaroi se paqja “nuk ka qenë kurrë më e prekshme se tani”.

    SHBA dhe Irani kanë arritur sipas Pakistanit një marrëveshje. “Ne mund të konfirmojmë se është arritur një tekst përfundimtar i marrëveshjes së paqes, i koordinuar dhe i miratuar nga të gjitha palët”, shkroi kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, në platformën X. “Pakistani po punon tani ngushtë me të dyja palët për të finalizuar hapat e ardhshëm. Paqja nuk ka qenë kurrë kaq e prekshme se sa tani”, shtoi ai.

    Lufta në Iran temë kryesore në Shtëpinë e Bardhë
    Sipas një zyrtari të qeverisë amerikane në Uashington, Shtetet e Bashkuara mendojnë se mundësia që në ditët e ardhshme të nënshkruhet një marrëveshje paqeje me Iranin është 80 deri në 85 për qind.

    Megjithatë aktualisht nuk bëhet fjalë për një marrëveshje paqeje përfundimtare, por për një deklaratë në cilën shprehet synimi dhe përcaktohet mënyra, se si palët do të vazhdojnë negociatat gjatë 60 ditëve të ardhshme. “Se çfarë përbën kjo deklaratë për negociatat reale, kjo është një çështje krejt tjetër”, tha zyrtari.

    Lufta, të cilën në SHBA praktikisht nuk e dëshiron askush, si dhe rritja e inflacionit, që aktualisht ndodhet në nivelin 4,2 për qind, kanë bërë që kjo çështje të jetë tema kryesore në Shtëpinë e Bardhë.

    Araghchi: Irani fitues i luftës me SHBA-në

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghhchi, deklaroi në televizionin shtetëror se deklarata e përbashkët me Shtetet e Bashkuara ende nuk është nënshkruar dhe se mund të ketë ende ndryshime në tekst.

    Sipas tij, parashikohet përfundimi i luftës në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin. Pjesë e marrëveshjes do të jetë gjithashtu edhe heqja e bllokadës amerikane ndaj Iranit dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit.

    Çështjet që lidhen me programin bërthamor iranian do të trajtohen në një fazë të mëvonshme. Araghchi shtoi se Irani është fituesi i luftës me SHBA-në dhe se vendi del nga ky konflikt më i fortë se më parë.

    Ndërkohë, sipas agjencisë së lajmeve AP, një zyrtar i lartë amerikan ka deklaruar se marrëveshja “paraprake” përfshin dispozita për heqjen dhe shkatërrimin e materialeve bërthamore në Iran./DW

    Iran-SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë

    June 17, 2026

    Tregtia me pakicë rritet me 6.7% në tremujorin e parë 2026, nga konsumi dhe karburantet

    June 17, 2026

    Gazetari i çjerr maskën Agron Shehajt (PAMJET)

    June 17, 2026

    Natë rekordesh për Leo Mesin, barazon Klosen si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Kupën e Botës

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.