Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

    Mesi rekordmen me tre gola, por rrjeti zien kundër tij: E turpshme nga FIFA! Meritonte karton të kuq

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë

    June 17, 2026

    Shtetet e G7-ës duan ta rrisin edhe më tej presionin ndaj Rusisë. G7-ta ra dakord për ndihma të mëtejshme ushtarake për Ukrainën dhe disa krerë shtetesh njoftuan edhe sanksione të reja kundër Rusisë.

    Prej takimit të grupit G7në Évian të Francës doli një sinjal mjaft i fuqishëm: shtetet e G7-ës duan të rrisin ndjeshëm së bashku presionin ndaj Rusisë. Shtetet e G7-ës ranë dakord në samitin e tyre për sanksione të reja kundër sektorit energjetik rus.

    Me këtë synohet të rritet presioni ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Masat ndëshkuese të miratuara nga krerët e shteteve dhe të qeverive të grupit G7 prekin kryesisht naftën dhe gazin rus.

    Shtetet e G7-ës ranë dakord edhe për ndihma të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, ndër të tjera për të forcuar mbrojtjen ajrore.

    I ftuari i samitit, Volodymyr Zelenski tha: “Patëm një takim vërtet të fortë”.

    Trump thirrje Rusisë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bëri thirrje Rusisë që të arrijë një marrëveshje me Kievin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Trump pranoi se muajt e fundit kishte qenë “i fokusuar te Irani”. Po tani Irani kalon në plan të dytë, tha presidenti amerikan, dhe ai do të merret sërish me Ukrainën.

    Trump deklaroi se SHBA-ja do të të rivendosë “së shpejti” sanksionet ndaj eksporteve të naftës ruse. Pak muaj më parë SHBA-ja i kishte lehtësuar sanksionet ndaj naftës ruse në kuadër të luftës me Iranin.

    Sanksionet britanike dhe kanadeze

    Edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaruan se do të vendosin sanksione të reja kundër kompanive të industrisë së mbrojtjes, rrjeteve financiare dhe sektorit energjetik të Rusisë.

    Kryeministri britanik Keir Starmer tha se “Në bashkëpunim me aleatët tanë të G7-ës do ta rrisim më tej presionin ndaj Vladimir Putinit dhe rrethit të tij të bashkëpunëtorëve”. Sipas tij Britania e Madhe ka planifikuar 70 masa të reja sanksionesh. Ato do të prekin ndër të tjera edhe 20 cisterna të tjera të së ashtuquajturës flotë “hije” e Rusisë.

    Edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, deklaroi se në listën e sanksioneve të vendit të tij do të shtohen edhe 162 vetë, kompani dhe anije./dw

    G7 Rusi Shtetet e G7
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

    June 17, 2026

    Mesi rekordmen me tre gola, por rrjeti zien kundër tij: E turpshme nga FIFA! Meritonte karton të kuq

    June 17, 2026

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    June 17, 2026

    G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.