Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburantit, ulet nafta

    Numërimi i votave drejt fundit, Vetëvendosje siguron epërsi

    Turizmi, strukturat akomoduese shënojnë rritje 19,7% në prill, kryesojnë italianët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    June 17, 2026

    TIRANË– Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë sezonit veror do të zbatohen kufizime të posaçme për qarkullimin e mjeteve të rënda, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e trafikut në akset me fluks të lartë lëvizjeje.

    Bazuar në njoftimin zyrtar bëhet me dije se masat do të hyjnë në fuqi nga 19 Qershori deri më 15 Shtator, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare.

    Kufizimet prekin mjetet e transportit të mallrave me masë totale maksimale të autorizuar mbi 7.5 tonë, si dhe kategori të tjera të përcaktuara në udhëzim. Ato do të zbatohen në autostrada, rrugë interurbane dhe urbane, kryesisht në segmentet që lidhin zonat turistike dhe bregdetare.

    Sipas planit, kufizimet e qarkullimit do të zbatohen:

    -në ditën e premte nga ora 15:00 deri në orën 24:00;

    -në ditën e shtunë, nga ora 07:00 deri në orën 24:00;

    -në ditën e diel, nga ora 07:00 deri në orën 24:00

    Përjashtim nga këto kufizime bëjnë mjetet e emergjencës, ato të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore, si dhe mjetet që transportojnë mallra të domosdoshme, përfshirë produkte ushqimore që prishen.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

    Policia e Shtetit/Sezoni veror, 15 qershor – 15 shtator, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda

    Njoftojmë qytetarët dhe subjektet e transportit rrugor të mallrave se, në zbatim të udhëzimit të përbashkët nr. 106, datë 14.06.2024, të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë sezonit veror 2026 dhe gjatë ditëve të festave zyrtare, do të zbatohen kufizime të posaçme për qarkullimin e mjeteve të rënda, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e rrjedhshmërisë së trafikut në akset me fluks të shtuar lëvizjeje.

    Këto kufizime zbatohen për mjetet e transportit të mallrave me masë totale maksimale të autorizuar mbi 7.5 tonë, si dhe për kategori të tjera të përcaktuara në udhëzim, në autostrada, si dhe në rrugë interurbane dhe urbane (kryesisht në segmentet që përshkojnë zonat turistike).

    Periudha e zbatimit është nga data 19 qershor deri më 15 shtator dhe përfshin fundjavat dhe ditët e festave zyrtare.

    Gjatë kësaj periudhe, kufizimet e qarkullimit aplikohen sipas këtyre orareve:

    -në ditën e premte nga ora 15:00 deri në orën 24:00;

    -në ditën e shtunë, nga ora 07:00 deri në orën 24:00;

    -në ditën e diel, nga ora 07:00 deri në orën 24:00.

    Për ditët e festave zyrtare, kufizimet fillojnë nga ora 15:00 e ditës pararendëse deri në orën 22:00 dhe vijojnë nga ora 07:00 deri në orën 24:00 të ditës së festës.

    Masat kufizuese shtrihen në autostrada, në rrugët interurbane dhe në akse të tjera që lidhin zonat bregdetare dhe turistike, të cilat gjatë sezonit veror kanë flukse të larta qarkullimi.

    Nga këto kufizime përjashtohen mjetet e emergjencës, mjetet e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore, si dhe mjetet e transportit të mallrave të domosdoshme (përfshirë produktet ushqimore që prishen), në përputhje me përcaktimet e detajuara në udhëzim.

    Në raste të veçanta, për furnizime kritike apo nevoja emergjente, mund të jepen autorizime të posaçme nga autoritetet kompetente, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Policia e Shtetit apelon për zbatim të rreptë të këtyre masave nga të gjithë operatorët e transportit dhe drejtuesit e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e mbingarkesës së trafikut dhe garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të qetë./Radar.al

    policia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburantit, ulet nafta

    June 17, 2026

    Numërimi i votave drejt fundit, Vetëvendosje siguron epërsi

    June 17, 2026

    Turizmi, strukturat akomoduese shënojnë rritje 19,7% në prill, kryesojnë italianët

    June 17, 2026

    Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.