Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në, paralajmëron Oda Amerikane

    Studimet/ A migron botoxi në tru?

    Rama-protestuesve: Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Numërimi i votave drejt fundit, Vetëvendosje siguron epërsi

    June 17, 2026

    KQZ pritet të shpallë rezultatet përfundimtare më 26 qershor. Pas certifikimit të rezultateve, sfida kryesore mbetet zgjedhja e presidentit dhe sigurimi i një marrëveshjeje politike mes partive.

     Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), njoftuan se numërimi i votave të zgjedhjeve të përgjithshme të 7 qershorit në Kosovë është drejt fundit, duke mbetur pa u numëruar vetëm votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, që gjithsej janë rreth 13 mijë vota. “Votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta që do të numërohen, nuk pritet ta ndryshojnë ndarjen e mandateve, përveç nëse prodhojnë ndonjë devijim krejt të pazakontë nga trendet e deritanishme”, thotë Eugen Cakolli, nga rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DNV), e cila vazhdimisht monitoron zgjedhjet dhe numërimin e votave.

    Votat e diasporës për Vetëvendosjen

    Siç shihet në të dhënat online që publikohen vazhdimisht në faqen zyrtare të KQZ-së, rezultatet tashmë e kanë ndryshuar pamjen e rezultateve preliminare të mbrëmjes së 7 qershorit. Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka siguruar 53 mandate, apo rreth 47% të votave të fituara. Rritja e Vetëvendosjes u mundësua pas numërimit të votave të diasporës kosovare nga rreth 85 mijë zarfe, e cila në masë të madhe ka votuar Vetëvendosjen, që i siguroi asaj pesë mandate shtesë, nga 48 që i kishte siguruar brenda Kosovës. E dyta rënditet Partia Demokratike e Kosovës, që gjithsej siguron 22 ulëse në Kuvend, apo me 19.49% të votave të fituara. Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila siguron 18 ulëse, me 16.74%. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta, me 7 ulëse në Kuvend, apo 6.73 për qind të votave. Lista Srpska, partia e serbëve të Kosovës që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, tashmë ka siguruar 9 mandate, ndërsa pakicat e tjera jo serbe 10 mandate dhe një mandat deputet, serb Nenad Rashiq. Parlamenti i Kosovës ka gjithsej 120 ulëse. Për formimin e Qeverisë së re të Kosovës dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit duhen së paku 61 vota.

    Kurti kërkon fund të sjelljes refuzuese të opozitës

    Në mandatin e shkuar, Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit arriti ta formojë qeverinë me mbështetjen e deputetëve të pakicave jo serbe. Por, për zgjedhjen e presidentit të vendit kërkohet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në procesin e votimit, një çështje kjo që ishte ndër arsyet kryesore që çoi vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    “Ju e dini që për çështjen e presidentit, zgjedhjes së presidentit ose presidentes, ne këtë nuk mund ta bëjmë vetëm, për shkak se nevojiten 80 veta aty në sallë në kuorum, në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, që, të them të drejtën, ka pasur tejet shumë interpretime kritike, kredibile, sepse ne e dimë që Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej ta rishkruajë Kushtetutën, as ta amendamentojë atë, por do të duhej vetëm ta interpretojë. Dhe ne kemi pasur shumë shembuj kur kemi pasur një lloj aktivizmi juridik. Por, ndodhemi tash në këtë rrethanë dhe neve na duhet bashkëpunimi. Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes”, shprehet Kurti.

    Kurti tha, se propozimet e partisë së tij për emrin e presidentit janë refuzuar nga opozitarët, duke shpresuar që kësaj radhe do të ketë ndryshim në qasje. “Nuk kanë munguar ofertat në të kaluarën nga ana jonë. Qasja jonë është konstruktive, është kreative, është aktive, por shpresoj që kësaj radhe do të ndryshojë qasja e opozitës dhe propozimeve tona”, thotë Kurti.

    Dështimi i bashkëpunimit mes Vetëvendosjes e partive të opozitës

    Gjatë legjislaturës së shkuar, Albin Kurti pati takime me udhëheqësit e PDK-së dhe të LDK-së, por marrëveshja dështoi dhe në fund, në mungesë numrash për çështjen e Presidentit, Kosova shkoi në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Partitë politike PDK, LDK dhe AAK, që nga Kurti quhen opozitare, akoma nuk janë deklaruar nëse do të bashkëpunojnë me Kurtin për formimin e qeverisë, por janë deklaruar se për çështjen e Presidentit paraprakisht nevojitet një marrëveshje politike me Lëvizjen Vetëvendosje. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, partia e të cilit u rëndit e dyta në këto zgjedhje, ka deklaruar se “partia e tij është e hapur për bisedime me të gjitha subjektet politike”, pa përjashtuar as LVV-në. “Mendoj se për të pasur institucione shpejt dhe të qëndrueshme, duhet të ketë marrëveshje politike qysh tash, ende pa filluar konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe pastaj zgjedhja e presidentit”, ka deklaruar Hamza. Ndërkohë, zyrtarë të partisë së tretë që u rëndit në zgjedhje, LDK, thonë se kjo parti është e gatshme për bashkëpunim dhe marrëveshje për institucionet e reja, por sipas tyre, nisma duhet të vijë nga partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje. “Bisedimet duhet të fillojnë menjëherë dhe se nuk ka arsye të pritet certifikimi i rezultateve”, ka deklaruar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke shtuar se subjektet politike, përfshirë edhe partinë e tij, duhet ta kuptojnë se bashkëpunimi ndërpartiak nuk është vetëm çështje vullneti politik, por edhe pjesë e frymës kushtetuese.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme të 7 qershorit t’i shpallë më 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre ta bëjë deri më 6 korrik. Edhe pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, zgjedhja e presidentes/it të Kosovës mbetet një nga sfidat më të mëdha të klasës politike kosovare. Pas konstituimit të Kuvendit, sipas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e rinj do të kenë 60 ditë afat për ta zgjedhur Presidenten/in e Kosovës./DW

    KQZ Numërimi i votave Vetëvendosje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në, paralajmëron Oda Amerikane

    June 17, 2026

    Studimet/ A migron botoxi në tru?

    June 17, 2026

    Rama-protestuesve: Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën

    June 17, 2026

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburantit, ulet nafta

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.