Lionel Mesi ka dhuruar një recital futbolli në ndeshjen e parë të Argjentinës në këtë Botëror, në triumfin 3-0 ndaj Algjerisë ku ishte ai autor i të tre golave.
Ata e bënë Mesin tashmë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohëve në Kupat e Botës, pasi “Pleshti” arriti kuotën e 16 golave, po aq sa ikona e futbollit gjerman, Miroslav Klose, ndërsa la pas emra ri Ronaldo me 5 gola e Gerd Myler me 14. I vetmi që mund të rrezikojë pozicionin e tij në një të ardhme të afërt është Mbape i cili mbrëmë arriti gjithashtu shifrën e 14 golave./PanoramaSport


