TIRANË– Gazetari Bekim Bici ka publikuar një video në rrjetet sociale, nga aeroporti ku shihet se lideri i Partisë Mundësia, Agron Shehaj pasi ka arritur në Rinas ka zgjedhur të mos marr autobuzin pasi zbret nga avioni por një furgon privat ku madje dikush i hap edhe derën.
Krahas video gazetari shkruan: Disa pretendojnë se populli i do, madje e tregojnë edhe kur bëjnë një foto, ama sa e duan thjeshtësinë e popullit, duket qartë. Qirren nëpër parlament sa herë kamerat janë të ndezura, mbyten duke nxjerrë foto e video nga ‘dashuria’ e madhe që kanë për qytetarët, por duket se kanë ‘alergji’ të rrinë në një autobus… U duhet dikush tua hapë derën.
Ky reagim vjen si rrjedhojë e pjesëmarrjes së Shehajt në protestën e qytetarëve ku pretendon se po mbështet popullin, por kur është në raste të tilla si transporti publik preferon ta anashkalojë dhe të jetë më komod me një automjet rezervuar vetëm për të./Radar.al


