Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gazetari i çjerr maskën Agron Shehajt

    Natë rekordesh për Leo Mesin, barazon Klosen si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Kupën e Botës

    Sinjalizuan policinë për operacion antidrogë pak javë më parë, dhunohen çifti i bashkëshortëve në Fushë Arrëz

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sociale

    A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

    June 13, 2026

    Nuk ka asnjë shenjë në të dhëna që IA po i kushton dikujt vendin e punës tani për tani”, deklaroi më 11 maj Kevin Hassett, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë. Dikush duhet t’ia thotë këtë brezit amerikan të vitit 2026.

    “Situata është e zymtë”, thotë një profesor për tregun e punës për të diplomuarit. Inteligjenca Artificiale është “fajtori” më i përfolur. Në një ceremoni diplomimi në Florida, një folës u fishkëllye vetëm pse e përmendi. Dhe jo pa arsye: analiza jonë sugjeron se IA mund të jetë vërtet duke dëmtuar perspektivat e punësimit për disa të diplomuar.

    Një diplomë universitare nuk duket se ofron më aq shumë mbrojtje ndaj papunësisë: të diplomuarit e rinj kanë më shumë gjasa të jenë pa punë sesa amerikani mesatar. Brezi aktual ndihet veçanërisht pesimist për të ardhmen.

    Më pak se një e pesta e tyre mendojnë se kjo është një kohë e mirë për të gjetur një punë të mirë, niveli më i ulët në më shumë se një dekadë dhe dukshëm më poshtë se shifra për amerikanët në tërësi, që është mbi një të katërtën.

    Situatën nuk po e ndihmon as rënia e rekrutimeve në universitete. Njoftimet e vendeve të punës në Handshake, një platformë kërkimi për studentët universitarë, janë 50% më pak krahasuar me kulmin e vitit 2022.

    Shumëkush dyshon se shkaku është IA. Më shumë se gjysma e punëdhënësve thonë se kanë marrë në konsideratë zëvendësimin e punonjësve të nivelit fillestar me këtë teknologji.

    Një sondazh i fundit nga Instituti i Politikës në Shkollën Kennedy të Universitetit të Harvardit zbuloi se, në të njëjtën mënyrë, më shumë se gjysma e të rinjve amerikanë e shohin IA-në si kërcënim për perspektivat e tyre të punësimit.

    Ekonomistët janë më të ndarë në mendime. Një studim i Erik Brynjolfsson nga Universiteti Stanford dhe kolegëve të tij, i publikuar në vitin 2025, analizoi punësimin e të rinjve në profesione të ekspozuara ndaj IA-së, si zhvillimi i softuerëve. Autorët zbuluan se punësimi kishte rënë me 16% krahasuar me fushat më pak të ekspozuara.

    Por një studim i publikuar këtë vit nga Zanna Iscenko dhe Fabien Curto Millet, dy ekonomistë në Google, hedh dyshime mbi idenë se të rinjtë në veçanti po zëvendësohen nga IA.

    Ata zbuluan se njoftimet për vende pune në profesionet e ekspozuara ndaj IA-së kanë rënë po aq fort si për punonjësit me eksperiencë, ashtu edhe për ata të rinj, dhe se kjo prirje kishte nisur përpara prezantimit të ChatGPT në fund të vitit 2022.

    Sipas një tjetër studimi, nga Morgan Frank i Universitetit të Pittsburgh dhe kolegët e tij, treguesit e tregut të punës janë përkeqësuar për punonjësit e ekspozuar ndaj IA-së, por se edhe kjo prirje kishte nisur përpara publikimit të ChatGPT.

    The Economist ka kryer analizën e vet, duke përdorur një burim të dhënash që deri tani është marrë pak parasysh: sondazhet dhjetëvjeçare mbi të diplomuarit e rinj, të kryera nga Shoqata Kombëtare e Kolegjeve dhe Punëdhënësve.

    Çdo vit, universitetet amerikane u kërkojnë ish-studentëve të rinj të tregojnë nëse janë në punë, të papunë apo në studime pasuniversitare. Duke përdorur përgjigjet e tyre, ne krahasuam rezultatet në tregun e punës për fusha me nivele të ndryshme ekspozimi ndaj IA-së para dhe pas mbërritjes së modeleve të mëdha gjuhësore.

    Ne zbuluam se të diplomuarit në fushat më të ekspozuara ndaj IA-së kanë pësuar rezultate dukshëm më të dobëta. Midis viteve 2022 dhe 2024, të diplomuarit në grupin më pak të ekspozuar, në degë si arsimi, filozofia dhe inxhinieria civile, panë që norma mesatare e punësimit me kohë të plotë të binte me vetëm 1.5 pikë përqindjeje.

    Ndërsa ata në grupin më të ekspozuar, përfshirë shkencat kompjuterike, inxhinierinë kompjuterike dhe shkencën e informacionit, pësuan një rënie prej 6.6 pikësh përqindjeje.

    Ne i përditësuam këto shifra për fushat më të ekspozuara, duke përdorur të dhëna nga 13 universitete, dhe zbuluam se prirja vazhdoi edhe për brezin e vitit 2025.

    Norma e punësimit me kohë të plotë ra nga gati 70% në 55% brenda tre vitesh, konkretisht në tre vitet pas prezantimit të ChatGPT në vitin 2022. Përpara kësaj periudhe, ajo kishte qenë e qëndrueshme./MONITOR

    IA te diplomuarit Vendet e punes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gazetari i çjerr maskën Agron Shehajt

    June 17, 2026

    Natë rekordesh për Leo Mesin, barazon Klosen si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Kupën e Botës

    June 17, 2026

    Sinjalizuan policinë për operacion antidrogë pak javë më parë, dhunohen çifti i bashkëshortëve në Fushë Arrëz

    June 17, 2026

    Austria e Rangnik nuk gabon në start, merr fitoren që i mungonte prej 36 vitesh në Botëror

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.