TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi sot ka folur sa i takon procedurës së mbërritjes së fletës së votimit në duart e shqiptarëve dhe pastaj kthimin sërish në Shqipëri.
Ai shprehet se procesi i shpërndarjes së fletëve pritet të mbyllet para datës 3 maj. Më tej Celibashi shtoi se postieri do të shkojë disa herë në shtëpinë e emigrantit dhe nëse nuk e gjen do t’i lihet shënim votuesit, që dokumentacioni zgjedhor ndodhet në zyrë postare, që të shkojë ta tërheqë.
“Koha që do kenë në dispozicion, nëse fillojmë shpërndarjen të hënën që vjen, brenda një dite, për Italinë, Greqinë, do e kenë zarfin në shtëpinë e tyre. Data 2-3 maj, të jetë data e fundit. Postieri do të shkojë herën e parë, nëse nuk e gjen, do i lërë shënim dhe një orar. Edhe nëse herën e tretë nuk realizohet, do i lihet shënim votuesit, që dokumentacioni zgjedhor ndodhet në zyrë postare, ku mund të paraqitet për ta tërhequr. Nëse deri në datën 3 maj, jo përtej një date të tillë, duhet llogaritur dhe koha që duhet të kthehet zarfi në Shqipëri. Do duhet 4-5 ditë për ta kthyer mbrapsht. Çdo zarf që ka vulën e hyrjes, pas datës 11 maj dhe orës 19:00, nuk i nënshtrohet procesit të numërimit. Votuesi nga jashtë nuk ka nevojë të shkojë në një zyrë postare. Në momentin që ka përfunduar procesin e votimit, do ta fusë në zarfin A, zarfin A do ta fusë tek zarfi B, më pas zarfin B do ta fusë në zarfin e postës. Më pas do të telefonojë operatorin e shërbimit postar.”– tha Celibashi./Radar.al
Rama nga Kamza: Elisa është frymë, ku shkon ajo shkon fitorja
Makineria i këput gishat e dorës punonjëses, e pëson drejtuesi teknik i fabrikës
“Roli i Trump më 11 Maj”/ Rama: Jam mik me Kushner, marrëveshja për Sazanin s’është finalizuar
Sa mandate do të sigurojë PD në zgjedhjet e 11 Majit? Berisha: S’jam profet