Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    Shpërthim me tritol në Laç

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Atentati ndaj Etmond Hysës/ Detaje të reja: Makinat e autorëve u regjistruan në emrat e të tretëve

    January 29, 2025
    Atentati ndaj Etmond Hysës/ Detaje të reja: Makinat e autorëve u regjistruan në emrat e të tretëve

    Detaje të reja kanë dalë në pah nga atentati i bërë ndaj Edi Lulo alias Etmond Hysa, 46-vjecari nga Puka.

    Kujtojmë se për rrjedhojë të atentatit Hysa mbeti i por gjatë ditës së sotme është mësuar se ai është në gjendje më të stabilizuar shëndetësore.

    “Ka kontakt me ambientin, i përgjigjet stimujve por ende nuk mund të flasë. Në fund të fundit, të mos harrojmë se atë paradite në Thrakomakedones, plumbi që e goditi i bëri një… “udhëtim” të vogël në kokë, nga mbrapa në pjesën e përparme” përshkruan një oficer policie që është marrë me rastin për “Zougla”.

    Sipas burimeve nga grupi hetimor, Edi Lulo alias Etmond Hysa mësohet të ketë qenë shënjestra e atentatit ku mbeti i vrarë Irakli Davella 47 vjeç nga fshati Mesopotam i Finiqit si dhe një shqiptar tjetër, po me origjinë nga një fshat i Bashkisë Finiq.

    Për rrjedhojë të ngjarjes policia greke ka vënë në pranga dy të dyshuar si vrasës me pagesë, 44-vjeçarin Jenis Tulja nga Tirana dhe 45-vjeçarin Mirjan Guveli nga Saranda.

    Gjatë arrestimit, në banesat e tyre policia bën me dije se gjeti armatim të rëndë dhe pajisje vëzhgimi, përveç një shume të madhe në euro.

    Sipas “Eleftheros Typos”, një nga armët e sekuestruara nga shtëpia e një prej të dyshuarve ishte në posedim të tij për më pak se shtatë ditë, ndërsa ishte e ruajtur në një qese, ku oficerët e “FBI-së greke” vlerësuan se ishte gati për t’u përdorur në një kontratë të re vdekjeje qe ata kishin marrë përsipër për të ekzekutuar.

    Të dyshuarit u identifikuan pas zbulimit të automjetit “Renault” që u përdor në ngjarje.

    Makina “kontroverse” është regjistruar vizualisht për herë të parë në materialin video që disponon policia greke, katër ditë para sulmit vrasës, në zonën e Nea Smyrni. Pikërisht nga e njëjta pikë, dy autorët kanë nisur më 15 dhjetor rrugëtimin për në Thrakomakedones..

    Vlen të theksohet se 4 mjetet e përdorura për të lëvizur pas krimit, ishin të regjistruara në emër të personave të tretë, për të mos u lidhur me dy të dyshuarit, të cilët mbanin një profil “të ulët”.

    45-vjeçari është i papunë dhe jetonte në një shtëpi pa qira, ndërsa në vendbanimin e 44-vjeçarit, i cili menaxhonte një kafene, kishte qiramarrëse zyrtare gruan e tij.

     

    Atentati ndaj Etmond Hysës detaje te reja makina e autoreve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    June 4, 2026

    Shpërthim me tritol në Laç

    June 4, 2026

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    June 4, 2026

    Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.