Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    Shpërthim me tritol në Laç

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Atentati në Athinë/ Policia rihap dosjen e vr*sjes së Sidorel Prendit, detajet

    December 17, 2024
    Atentati në Athinë/ Policia rihap dosjen e vr*sjes së Sidorel Prendit, detajet

    GREQI– Institucionet greke kanë rihapur hetimet për vrasjen e ndodhur në 9 Maj 2024 në Virona të Athinës, ku u ekzekutua 32-vjecari shqiptar Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur shkurt si “Sidi”.

    Ai kishte mbërritur nga Dubai në Athinë dhe u qëllua me armë brenda automjetit të tij. Mediat në shtetin helen raportojnë se  dyshohet që atentati i së dielës në Thrakomakedones të Athinës, mund të ketë lidhje me këtë sagë hakmarrje të nisur nga Shqipëria.

    Objektiv i atentatit, sipas burimeve, me shumë mundësi ka qenë 46-vjecari Edi Lulo alias Etmond Hysa, i cili jeton në Dubai dhe në 9 dhjetor kishte ardhur në Greqi pas një fluturimi nga Duseldorfi i Gjermanisë.

    Policia ka identifikuar edhe një prej dy personave të tjerë që ndodhej në kafe me Irakli Davellën dhe Edi Lulon, pak para atentatit. Bëhet fjalë për personin që ndodhej pranë viktimave në momentin e të shtënave. Ai është një shqiptar që njihet në Greqi me pseudonimin “Pigmakos” që në shqip përkthehet “Boksieri”. Ai rezulton me precedentë penalë për gjobvënie dhe vjedhje, ndërkohë që dyshohet se ka mbetur i plagosur lehtë në ngjarje. Policia greke është vënë në kërkim të tij, për të marrë dëshminë, pasi rezulton të jetë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

    Edhe pse objekt i atentatit duket të ketë qenë Edi Lulo alias Etmond Hysa, një ish i dënuar në Greqi për grabitje të armatosura në bashkëpunim të shumave të mëdha të parave, policia vazhdon të kalojë në sitë edhe lidhjet apo problematikën rreth figurës së 47-vjecarit nga fshati Mesopotam i Bashkisë Finiq, Irakli Davella, i cili mbeti i vrarë në atentat. Në lidhje me përfshirjen e tij në një grup kriminal shqiptari-grek në vitin 2009, të përfshirë kryesisht në gjobvënie, ai është dënuar me 14 vite burg, të pezulluara më pas me kusht. 3 prej pjestarëve të grupit të atëhershëm, rezultojnë të vrarë në 7 vitet e fundit, ndërsa disa të tjerë të arrestuar apo në kërkim në lidhje me ngjarje të mëpasshme. Emri i tij rezulton i përfshirë dhe në një skemë mashtrimi me ceqe të këqija në vitin 2011 në Korfuz, ku personazh kryesor ishte një ish i dënuar për trafik droge nga Saranda, aktualisht biznesmen, ndërkohë që në hetim dolën edhe emra politikanësh lokalë në Korfuz si dhe oficerë policie. Davella në fakt prej vitesh nuk i ka shqetësuar organet ligjzbatuese greke, por ka ruajtur gjithsesi marrëdhënie me elementë kriminalë, përfshirë këtu një kontakt me një tjetër mafioz grek të ekzekutuar në vitin 2022, apo me personazhe të përfshirë në kontrabandën e karburanteve apo në tregëtinë e makinave. Policia greke i ka zbuluar Davellës edhe lidhjen miqësore me një politikane greke, ndërkohë që ai rezulton se ka qenë anëtar i këshillave drejtuese të dhomave të tregëtisë si dhe ka një kompani e cila merret me mbështetje teknike të aktiviteteve, përfshirë dhe ato elektorale të kandidatëve për deputetë.

    Hetimet e policisë greke do të fokusohen rreth figurës së 46-vjecarit Edi Lulo alias Etmond Hysa, për të cilin nga pala shqiptare kanë mbërritur informacione se ka dyshime të jetë pjesë e grupeve shumë të fuqishme në Shqipëri të përfshira në trafik droge apo ngjarje shumë të rënda kriminale./Radar.al 

    Policia greke vrasja e sidorel prendit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    June 4, 2026

    Shpërthim me tritol në Laç

    June 4, 2026

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    June 4, 2026

    Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.