Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    Dosja e errët e Violand Braçellarit/ Nga qeset plastike të gjetura në 2015 te ma*akra që tronditi Maliqin

    Rubio qetëson aleatët: SHBA nuk largohet nga NATO, por Trump kërkon reforma të thella

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vr*sja makabër e 15-vjeçarit në Shkodër. Psikologia shokon: Shkak kryesor është mungesa e…

    October 15, 2024
    Vr*sja makabër e 15-vjeçarit në Shkodër. Psikologia shokon: Shkak kryesor është mungesa e…

    Autori i vrasjes së 15-vjeçarit në Shkodër gjatë ditës së djeshme deklaroi në Polici se ka qenë 15-vjeçari Emiljano Gjoni ai që e ka goditur i pari me thikë.

    Më pas Klodian Kolbuçi, thikën që ra në tokë e ka marrë dhe e ka goditur dhe sipas tij nuk ka patur qëllim për ta vrarë por në këtë mënyrë ai tentoi vetëmbrojtjen.

    Për psikologen Antonjeta Pero shkak kryesor i konflikteve që rezultuan në vrasje mes të rinjve është mungesa e dashurisë.

    Në një lidhje me “Ditarin” në A2 CNN, psikologia theksoi se mungesën e dashurisë e ka konstatuar prej vitesh dhe për këtë fajësohen prindërit dhe strukturat arsimore.

    “Është ngjarje e paprecedentë, por unë konstatoj prej vitesh që punoj që tek ne mungon dashuria, që duhet konceptuar që në gjenezë nga prindërit, personeli i arsimit. Po pak e kemi këtë nocion dhe ky është rezultati; mungesa e dashurisë. Të jesh 15 vjeç dhe të pajisesh me thikë për të vrarë shokun ka shumë të meta”, tha Pero në A2.

    Një tjetër shkak sipas psikologes është mungesa e angazhimit për kapacitetin që kanë të rinjtë, si në sporte e arte, të cilat kryhen vetëm me pagesë.

    “Të rinjtë kanë më shumë kapacitete sesa angazhim shteti nuk mundet t’i angazhojë në çdo moment të lirë, as familja. Mungesa e angazhimit për sasinë e kapacitetit që kanë i sjell ato ku dikush i shfrytëzon ose njëri tjetrin. Shteti duhet të angazhojë strukturat e veta që këta njerëz të shkojnë në sport e arte dhe diferencat përbëjnë këtë gjë të pandreqshme për ne. Strukturat shtetërore nuk kanë. Dikur angazhoheshin kurse sot duhet të paguajë që të shkojë diku dhe ky kapacitet që kanë dhe nuk e demonstrojnë e bëjnë që të jenë nervozë. Jam e bindur se fakti se përse kanë shkuar në këtë gradë është jashtë moshës së tyre ata duhet të bëjnë jetën e moshës së vet”, u shpreh psikologia për A2.

    Rrjetet sociale, përdorimi i celularit dhe mungesa e komunikimit janë gjithashtu shkak për konflikte, thekson psikologia.

    “Rrjetet sociale patjetër që ndikojnë shumë se këta gjithë ditën janë me telefon në dorë dhe janë të gatshëm të konfliktohen dhe pasojat nuk i mendojë më gjatë as për veten, as familjen se nuk kanë kapacitete për të menaxhuar forcat që kanë. Këta nuk e zhvillojnë konfliktin në shkollë po jashtë saj. Psikologu është në çdo shkollë, por ata duan vetë t’i zhvillojnë këto konflikte. Është ndërprerë komunikimi mes shokëve”.

    E pyetur nëse adoleshentët dhe të rinjtë i drejtohen psikologut për problemet e tyre, psikologia thekson se psikologu duhet të jetë i besueshëm.

    “Te psikologu shkojnë kur psikologu u jep mundësi në klasë që fjala e tij është sekret. Nëse ka kapacitetin që të jetë i besueshëm dhe fëmija shkon me dëshirë dhe tregon gjithçka ka. Ka raste kur ka shpëtuar jetë, por psikologu duhet të i besueshëm”.

    LEXO EDHE: 

    Detajet e trishta/ 15-vjeçari në Shkodër u masa*rua me thikë, u gjet në rrugë nga një kalimtar i rastit

    “U zumë, më qëlloi në sup”/ La të vdekur 15-vjeçarin në Shkodër, dëshmia e autorit: E godita me th*kën e tij

    psikologia shkodër vrasja e 15 vjecarit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    June 4, 2026

    Dosja e errët e Violand Braçellarit/ Nga qeset plastike të gjetura në 2015 te ma*akra që tronditi Maliqin

    June 4, 2026

    Rubio qetëson aleatët: SHBA nuk largohet nga NATO, por Trump kërkon reforma të thella

    June 4, 2026

    Pas tragjedisë në Maliq, Hita dhe Lamallari mbledhin urgjentisht drejtuesit e policisë në Korçë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.