SHKODËR– Janë zbardhur detaje të reja sa i takon ngjarjes së rëndë në Shkodër, që ndodhi një ditë më parë ku një 15-vjeçar u godit dhe u vra me thikë.
Autori i krimit, bashkëmoshatar me viktimën A.GJ., ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur pas një grindje të çastit mes tyre. Ai ka deklaruar se është i plagosur në sup nga viktima në përleshje e sipër.
Autori pretendon se e ka goditur me thikën e viktimës, por kjo dëshmi është marrë me rezerva nga policia.
“U zumë, më qëlloi në sup me thikë. Unë e qëllova me thikën e tij.”-ka thënë ai.
Ndërsa policia ka gjetur një thikë në vendngjarje. Autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin dhe jetonin në një lagje. Kur ka ndodhur ngjarja i pranishëm ka qenë edhe një fëmijë.


