Mësohet identiteti i 15-vjeçarit që humbi jetën sonte në Shkodër (14 tetor) nga goditjet me thikë.
Viktima quhet Emiljano Gjoni.
Burimet bëjnë me dije se i mituri kishte marrë disa plagë thike dhe si pasojë ndërroi jetë në spital.
Referuar burimeve policore, rautori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin. Autori u arratis menjëherë pas krimit.
Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.
Autori është identifikuar dhe policia po kontrollon banesën e tij dhe zonën përreth me qëllim gjetjen dhe kapjen e tij.


