Pas vetëdorëzimit në polici, ka hapur gojën autori që plagosi çiftin në Gosë të Kavajës, mëngjesin e sotëm.
Burimet bëjnë me dije se para hetuesve ai është shprehur se nuk donte të qëllonte njeri.
Osma pretendon se qeni i fqinjëve të tyre e shqetësonte ndaj donte ta vriste, por plumbat kapën burrë e grua.
Këta të fundit kanë mbetur të plagosur në gjymtyrë dhe bark, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:
E FUNDIT/ Vendit tronditet nga të shtënat. Burrë e grua plagosen nga fqinji i tyre (EMRAT)


