Detaje te reja kanë dalë në pah nga plagosja e ndodhur mëngjesin e sotëm ku Sami dhe Nadire Disha, burrë e gruan, kanë mbetur të plagosur nga fqinji i tyre.
Buriemt bëjnë me dije se autori Shpëtim Osma ka hapur zjarr ndaj tyre duke i lënë të dëmtuar në gjymtyrë e bark.
“Rreth orës 10:15 të paradites së sotme, në fshatin Gosë të Rrogozhinës, Shpëtim Osma ka qëlluar me armë zjarri komshiun e tij, Sami Disha, si dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Nadire Disha”, thuhet në raportin paraprak policore.
Sipas informacioneve të para nga terreni, shtetasi Sami Disha ka marrë plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në gjymtyrët e poshtme, pra në këmbë, ndërsa bashkëshortja e tij Nadirja është plagosur në bark.
Mësohet se ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq thuhet se policia po vijon punën për arrestimin e autorit.
LEXO EDHE:
Erdhën nga Stambolli me 14 valixhe me 300 mijë euro, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 kosovarët
Zbardhet përleshja e rëndë mes të rinjve: 21-vjeçari hëngri th*kë në krah. Ishte i dehur


